CEO sportiv i klubit të Interit, Beppe Marotta, është zgjedhur president i ri i zikaltërve. Në mbledhjen e sotme me aksionerët e rinj të fondit kalifornian, është vendosur që Marotta të udhëheqë zikaltërit si presidenti i 22 në historinë e klubit, duke pasuar Steven Zhang, i cili në fund të muajit maj humbi drejtimin e Interit për shkak të kredisë që kishte ndaj ‘Oaktree’.
Moratta pas zgjedhjes si president është shprehur ‘se është një emocion i fortë te jesh në këtë rol’, duke iu referuar faktin sesi e nisi karrierën në futboll. Ai ka garantuar tifozët e Interi se ekipi do mbetet konkurues në Itali dhe aspiron ta bëjë diçka të tillë edhe në Europë. Sipas Marotës fondi ‘Oaktree’ përveç fjalëve po e dëshmon me vepra sesa i interesuar është për suksesin e Interit.

Komente

