Marrëveshja e Brukselit, Zhbogar:
Zbatimi sjell përfitime për 2 vendet

Marrëveshja e Brukselit, Zhbogar:<br />Zbatimi sjell përfitime për 2 vendet
KLINE- Kreu i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, gjatënjë vizite në Klinë, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u  bërë thirrje të dyja palëve për implementimin e marrëveshjes që ka dalë nga këto bisedime. Sipas tij, implementimi i marrëveshjes sjell përfitime për të dy vendet.

Megjithatë, Zhgobar nuk ka dashur të flasë për barrikadat në veri të Kosovës, duke lidhur çdo gjë më zbatimin e marrëveshjes se arritur në Bruksel.

“Të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjen që është në të mirë të të dyja palëve. Thjesht, do të presim zbatimin e marrëveshjes se arritur në Bruksel. Kosova dhe Serbia duhet të dakordohen rreth planit të zbatimit të marrëveshjes”, theksoi ai.

Zhbogar po kështu ka pohuar se, riatdhesimi i të kthyerve është kusht kryesor që duhet të zbatojnë institucionet kosovare, për integrimin në BE. Sipas tij, kthimi i qëndrueshëm ka rëndësi të madhe për të kthyerit, dhe Komuna e Klinës është një shembull i mirë në ketë aspekt, që ka mundësuar kthimin e një numri të madh të qytetarëve serbë.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet