TIRANE - Një tjetër marrëveshje që lehtëson shërbimet konsullore për legalizmin e dokumenteve është nënshkruar mes ambasadorit Italian Massimo Gaiani dhe drejtorit të postës shqiptare Majlind Lazimi.
 
Nënshkrimi u bë pas evidentimit të rezultateve pozitive që u shënuan me marrëveshjen 21 nëntorit të vitit të shkuar mes ambasadës italiane dhe Postës Shqiptare mbi shërbimet konsullore për legalizimin e dokumenteve.
 
Marrëveshja plotësuese i jep vlere bashkëpunimit me përkthyesit e betuar te njohur nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, të cilët kanë depozituar firmën pranë Ambasadës së Italisë, dhe Institutit Italian të Kulturës ne Tirane dhe nxjerr në pah shërbimin e kryer në favor të qytetarëve shqiptarë e italianë, e që siguron qartësi më të madhe në afatet e nevojshme.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)