Marrëveshja Kosovë-Serbi
Moon: Arritje historike

Marrëveshja Kosovë-Serbi<br />Moon: Arritje historike
NEW YORK - Sekretari i OKB-së Ban Ki-Moon ka mirëpritur marrëveshjen Kosovë –Serbi mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve që u arrit më 19 prill me ndërmjetësimin e BE-së.

“Kjo është një arritje historike”,-është shprehur sekretari Ban ki Moon dhe përgëzon udhëheqjen politike në Prishtinë dhe Beograd të cilët thotë se treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur për të bërë të mundur një përparim të vërtetë.

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nga mesi i këtij muaji raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Ai thotë se një frymë e njëjtë kompromisi dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin marrëveshjes nga të dyja palët. Në takimin e Këshillit të Sigurimit pritet të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi nga fillimi i javës së ardhshme fillon një vizitë zyrtare në SHBA me takime të nivelit të lartë në Washington, ku do të marrë pjesë edhe në seancën për Kosovën në Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im