Marrëveshja Kosovë-Serbi, Cooper:
Implementimi do jetë i vështirë

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Cooper:<br />Implementimi do jetë i vështirë
Diplomati britanik, Robert Cooper, i cili ka ndërmjetësuar dialogun teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka vlerësuar se marrëveshja e arritur në Bruksel është sukses i madh. Por sSipas tij, zbatimi i saj do të jetë i vështirë në çdo hap.

“Mbase sfida më madhe është të binden njerëzit në Veri të Kosovës se kjo marrëveshje është në interes të tyre. Miratimi i marrëveshjes në parlamentet e të dy shteteve ishte impresionues, por mendoj që njerëzit në Veri nuk janë të bindur që kjo paraqet diçka të mirë për ta, por shpresoj se ata do ta ndryshojnë qëndrimin, pasi që jeta që e kanë jetuar në 10-15 vjetët e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë dhe koha është që kjo të përfundojë”, tha Cooper për REL.

Cooper ka thënë se njerëzit do t’i besojnë kësaj marrëveshjeje vetëm pasi të shohin rezultatet praktike.

Diplomati britanik shtoi se të dy palët mund të llogarisin mundësimin e një ndihme financiare, por edhe në ndërmjetësime rreth detajeve të tjera, që nuk janë saktësuar me marrëveshje.


Marrë nga gazeta "Express"
(e.s/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi