Që në firmosjen e këtij memorandumi, palët angazhohen të zbatojnë parimet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Europian dhe në mënyrë të veçante të direktivës 2000/60/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit në Fushën e ujërave. Por kjo direktive specifikon se “në rastet kur ka efekte ndërkufitare zgjidhja duhet të jetë për të gjithë kaskadën me marrëveshje” duke detyruar Maqedoninë të kërkoje marrëveshje me Tiranën për devijimin e lumit Radika dhe hidrocentralin në fushën e Lukovës.
Por kjo nuk është e vetmja marrëveshje që Maqedonia shkel pasi devijimi i Radikës nga Adriatiku në Egje është në kundërshtim edhe me konventën e Helsinkit për “mbrojtjen dhe përdorimin e rrjedhave ujore dhe liqeneve ndërkufitare” dhe rezolutën nr. 63/124 të OKB-së, “Për zonat ujëmbajtëse ndërkufitare”.
Negociata për çështjen e lumenjve Shqipëria duket se do të zhvilloje jo vetëm me Maqedoninë por edhe me Greqinë. Pak javë më parë media zbardhi mbledhjen e komisionit të jashtëm të parlamentit ku Ministria e Jashtme raportoi se në korrikun e vitit të kaluar qeveria greke ka miratuar një projekt që synon devijimin e disa lumenjve, mes të cilëve edhe lumin Vjosë për të pasuruar liqenin e Janinës.
Marrë nga "Vizion Plus"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)