Marrëveshja për sulmet kinebertike
Obama takohet me presidentin kinez

Janë finalizuar me sukses bisedimet mes SHBA-së dhe Kinës për të mos mbështetur sulmet kinebertike në botë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping gjatë ditës së djeshme vizitoi SHBA-në ku u takua në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij Barack Obama.
 
Sipas prestigjozes amerikane “New york time”, presidenti i Kinës Jinping ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në sulme kinebertike ndaj subjekteve amerikane.

Presidenti i Kinës nënvizoi se mënyra më e mirë për të adresuar problemin ishte përmes bashkëpunimit dypalësh për të mos politizuar këtë çështje.
 
"Konfrontimi dhe fërkimit nuk janë zgjedhja e duhur për të dyja palët ajo që na duhet është bashkëpunimi mes dy vendeve”- tha Xi Jinping.
 
Ndërsa presidenti amerikan Obama në një deklaratë për mediat u shpreh entuziast për bashkëpunimin dhe parandalimin e sulmeve kinebertike.
 
“Vlerësoj takimin dhe kam besim që sulmet kinebertike do të parandalohen”- nënvizoi Obama.
 
Gjatë takimit Obama- Jinping u arrit edhe marrëveshja e luftës kundër pronës intelektuale dhe sekreteve tregtare në internet.
Obama- Jinping
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO