Para pak minutash në Radio Televizionin e Kosovës u dha lajmi se është arritur marrëveshja në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re, për krijimin e qeverisë së re.
 
Por, këtë lajm, për “Zeri.info” e ka përgënjeshtruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
 
Në një prononcim të shkurtër, Pacolli ka thënë se nuk ka qenë as në Kosovë këto ditë, e lëre më të ketë takime me PAN-in.

“Nuk ka marrëveshje, unë tani sapo u riktheva nga Zvicra”, ka thënë Behgjet Pacolli për “Zeri.info” 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com