Marrëveshja, Prishtina dhe Beogradi
shkëmbejnë “ambasadorët”

Marrëveshja, Prishtina dhe Beogradi<br />shkëmbejnë “ambasadorët”
PRISHTINE - Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë sot oficerët ndërlidhës. Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin serb. Homologu i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviç.

Hapja e misioneve të posaçme diplomatike të Kosovës dhe Serbisë në vendet gjegjëse është vlerësuar si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura.

Zyrtari për ndërlidhje i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë mes Kosovës dhe Serbisë nuk po vendosen marrëdhënie diplomatike por vetëm prezencë diplomatike. “Nuk është një vendosje e marrëdhënieve diplomatike por prezencë diplomatike”, ka thënë Peci, për RTK kur është pyetur nëse po vendosen marrëdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë.

Peci ka thënë se Kosova do të ketë të gjitha simbolet shtetërore me përjashtim se ato nuk do të vendosen jashtë objektit në të cilin do të vendoset përfaqësia e Kosovës, pasi sipas Pecit përfaqësia e Kosovës do të vendoset në zyrat e BE-s

Kjo është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj