Marrëveshja PS-LSI përmbysen
raportet zgjedhore në disa KZAZ

Marrëveshja PS-LSI përmbysen<br />raportet zgjedhore në disa KZAZ
TIRANE - Mundësia e krijimit të një koalicioni parazgjedhor mes Partisë Socialsite dhe asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të sillte trazira jo vetën në qeverinë, ku LSI është aleatja kryesore, por edhe më tej. Si për nga rëndësia që ka në administrimin e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili përbëhet nga 7 anëtarë është një institucion, ku LSI ka propozuar një anëtar të vetin.

Por nëse ndodh marrëveshja shumë e përfolur kohët e fundit mes dy ish partive të majta, atëherë vendimet në KQZ do të ndryshojnë totalisht nga 4 me 3 që përbëhet shumica në vendimmarrje për anëtarët e propozuar nga e djathta, do të shkojë në 4 me 3, shumicë kjo që do të shkojë për anëtarët e propozuar nga partitë e majta në Parlament.

Do të ketë pikërisht një përmbysje raporti. Kjo do të sillte një ngërç në vendimmarrje. Ndërkohë që përmbysja e raportit do të ndodhte dhe në komisionet e dyta për nga rëndësia për administrimin e zgjedhjeve, që janë Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Në 89 KZAZ që janë për zgjedhjet e 23 qershorit (pas shtimit të 23 të tyre me vendim të Kolegjit Zgjedhor, propozuar nga administrata e KQZ)anëtarët e propozuar nga e majta kanë të drejtë që të zgjedhin kryetarin e 45 KZAZ, ndërsa anëtarët e propozuar nga të djathtët në KZAZ, kanë të drejtën që të zgjedhin anëtarët e 44 KZAZ.

Kjo pas shortit që u hodh sipas Kodit Zgjedhor, që do të përcaktojnë anëtarin e 7 të KZAZ ose kryetarin. Duke marrë parasysh që në 44 KZAZ, ku dhe LSI do të japë kontributin e saj duke propozuar emra për kryetarin, kjo mund të kthehet në një ngërç në vendimmarrjet e këtyre komisioneve.

KZAZ përbëhen nga 7 anëtarë, ku LSI bën propozon për kryetar në 44 KZAZ, megjithëse është vendimmarrëse në 89 KZAZ. Nëse kjo marrëveshje mes partive të mëdah do të finalizohej atëherë edhe 44 KZAZ ku e djathta zgjedh kryetarin do të ndryshonin balancën ku LSI mund të përmbysë rezultatin në çdo votim.

KZAZ, GNV DHE QV

Përveç kompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çështja është delikate edhe porsa u përket edhe Grupeve të Numërimit të Votave dhe. LSI-ja dhe PBDNJ-ja, dy aleate potenciale, do të kenë numërues dhe anëtarë në KZAZ-të e 12 qarqeve të republikës.

Një lobim që e bën të barabartë me opozitën dhe thuajse të barabartë me mazhorancën, e cila ka tri vota. Pra skema e përcaktuar nga opozita me ndryshimin e Kodit Zgjedhor mund të quhet e përmbysur. Ndërkohë që edhe me anëtarët e partisë që është me koalicionin e majtë, PBDNJ, anëtarët e grupeve të numërimit mund të shtohen në favor të së majtës, çka do të sillte më shumë garanci në numërimin e votave për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithsesi edhe në përbërje të kompozimit të Qendrave të votimit, do të ndodhtë një përmbysje e mundshme, ku anëtarët e së propozuar nga e majta do të përbënin në të gjitha këto komisione shumicën. Gjithsesi kjo mbetet një analizë në kuadër të mundësisë së realizimit të një marrëveshje mes PS dhe LSI.

PS kontrollon 45 KZAZ ndërkohë që ndryshon raporti në KZAZ me numër çift, të cilat kanë shumicën në këto komisione

JA KZAZ KU PS MERR SHUMICËN ME LSI

Qarku Shkodër:

KZAZ nr. 2
KZAZ nr 4
KZAZ nr. 6
KZAZ nr.  8

Qarku Kukës:

KZAZ nr . 10
Qarku Lezhë:
KZAZ nr .12
KZAZ nr. 14
Qarku Dibër
KZAZ nr .16
KZAZ nr. 18

Qarku Durrës:

KZAZ nr . 20
KZAZ nr.  22
KZAZ nr. 24

Qarku Tiranë:

KZAZ nr .26
KZAZ nr. 28
KZAZ nr. 30
KZAZ nr. 32
KZAZ nr. 34
KZAZ nr. 36
KZAZ nr.38
KZAZ nr. 40
KZAZ nr.42

Qarku Elbasan:

KZAZ nr .44
KZAZ nr. 46
KZAZ nr. 48
KZAZ nr. 50
KZAZ nr. 52

Qarku Fier:

KZAZ nr.54
KZAZ nr. 56
KZAZ nr. 58
KZAZ nr. 60
KZAZ nr . 62

Qarku Berat:


KZAZ nr.64
KZAZ nr. 66
KZAZ nr.68

Qarku Korçë:

KZAZ nr. 70
KZAZ nr. 72
KZAZ nr. 74
KZAZ nr. 76

Qarku Gjirokastër:

KZAZ nr. 78
KZAZ nr.80

Qarku Vlore:

KZAZ nr. 82
KZAZ nr.  84
KZAZ nr.86
KZAZ nr.  88

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor