Marrëveshja, serbët e veriut
hezitojnë, Ivanoviç: Kanë frikë

Marrëveshja, serbët e veriut <br />hezitojnë, Ivanoviç: Kanë frikë
Serbët e veriut hezitojnë të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit, ndaj dhe bindja e tyre se duhet bashkëpunuar me institucionet e Kosovës do të marrë kohë. Kështu mendon ish-sekretari shtetëror serb në ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, sipas të cilit “frika e qytetarëve serbë ende ekziston, se nuk mund të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”. Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë thonë se “Serbia duhet të ketë vullnet për t’i bindur veriorët që ta pranojnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë”.

Vizita e zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë Aleksandar Vuçiç në veri, për t’i bindur që ta pranojnë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Ivanoviçit ka qenë për të kuptuar shqetësimet që ka popullata serbe e veriut dhe frikës që kanë ata të kthehen dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Prishtinës.

Ivanoviç thotë se “së pari kundërshtimi i marrëveshjes ka të bëjë me frikën, pasi ata nuk kanë besim në institucionet e Kosovës, duke e pasur një histori prapa tyre”. Sipas tij, ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të bashkëpunojnë me Serbinë, e cila në këtë rast po i sugjeron se duhet të pranojnë marrëveshjen.

Në anën tjetër edhe përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë thonë se “Serbia duhet të ketë vullnet për t’i bindur veriorët që ta pranojnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se” institucionet vendore kanë bërë atë ç’ka kanë mundur, por Serbia ka ndikimin më të madh në veri se sa institucionet e Kosovës”.

Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, është kundërshtuar fuqishëm nga udhëheqësit e pjesës veriore, duke thënë se “nuk do ta zbatojnë atë marrëveshje, pasi nuk dëshirojnë t’i përgjigjen institucioneve të Kosovës”.

Për t’i bindur serbët e veriut, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vizituar dje këtë zonë të Kosovës, ku ka zhvilluar takime të shuma me udhëheqësit e asaj pjese, për t’i bindur që ta pranojnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë.

Marrë nga "Kosovapress"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari