PRISHTINE- "Marrëveshja e Brukselit është marrëveshje historike për popullin shqiptar dhe popullin serb", ka thënë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në emisionin “Slobodno Sprski”. ”Është një realitet i ri. Kemi shikuar drejt të ardhmes, për t'ju dhënë fund problemeve dhe konflikteve”, ka theksuar Thaçi.
Sipas tij, me këtë marrëveshje kanë fituar të gjithë: Kosova, Serbia, rajoni, BE, SHBA, NATO dhe të gjithë të tjerët që investojnë në rajon.
”Fituesit më të mëdhenj janë serbët në Kosovë, sepse kemi gjetur zgjidhje që krijon kushte për një jetë më të mirë, më të sigurt dhe më të begatë për ta, duke krijuar vende të reja pune dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, ka deklaruar Thaçi.
Në pyetjen, nëse Beogradi me parafimin e marrëveshjes ka njohur pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka theksuar se "Beogradi është i vetëdijshëm se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran".
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com