Marrëveshja, Thaçi konfirmon
takimin me Daçiç në 20 qersho

Marrëveshja, Thaçi konfirmon<br />takimin me Daçiç në 20 qersho
PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar takimin e radhës me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, në 20 qershor, kur ai beson se do të arrihet përfundimisht marrëveshje për energjinë dhe telekomunikacionin.
 
“Marrëveshja Beograd – Prishtinë është një mrekulli. Kompromisi ishte i nevojshëm dhe që të dyja palët kanë marrë vendime të duhura me mbështetje të fortë ndërkombëtare. Mbështetja e SHBA-së për marrëveshjen Beograd – Prishtinë është e rëndësishme dhe solide”, ka thënë Thaçi në një ligjëratë në Washington, referon "Koha Ditore".
 
Kryeministri po vazhdon vizitën në SHBA dhe pritet të marrë pjesë të premten në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
 
Ndërsa, gjatë takimit me zv/sekretarin e Shtetit, William Burns, Thaçi ka deklaruar se Kosova është e gatshme për nisjen e implementimit të marrëveshjes, duke bërë edhe ndryshimet legjislative në Kuvendin e Kosovës.
 
“Qeveria e Kosovës është duke dërguar mesazhe te qytetarët e veriut, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Thaçi në takimin me Burnsin.
 
Ndërsa zv/sekretari Burns ka siguruar përkrahjen e SHBA-së për marrëveshjen e arritur dhe ka theksuar se nuk do të mungojë asnjëherë kontributi i SHBA-së që kjo marrëveshje të jetësohet.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)