Marrëveshja, Vuçiç planifikon të
vizitojë Kosovën për të bindur serbët

Marrëveshja, Vuçiç planifikon të <br />vizitojë Kosovën për të bindur serbët
BEOGRAD -  Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se planifikon ta vizitojë Kosovën ndërmjet 7 e 12 majit, në përpjekje për t’i bindur serbët e Veriut që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Zbatimi i marrëveshjes duhet të ndodhë dhe se tani çështja është, se a do të bëhet kjo në pajtim me serbët e Kosovës”, ka thënë Vuçiç, informon RTK.

Kjo vizitë paralajmërpohet një ditë pasi Serbia u tërhoq përsëri nga ideja e mbajtjes së një referendumi ndaj marrëveshjes historike me Kosovën të realizuar në Bruksel, duke thënë se do të vazhdojë përpara me marrëveshjen e cila shihet si thelbësore për shpresat e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Marrëveshja synon t’i japë fund problemeve etnike në Kosovë, prezente prej 5 vitesh nga koha, kur kjo zonë u shkëput nga Serbia, pasi në shumicën e saj banohet nga shqiptarë. Po kështu, me arritjen e kësaj marrëveshje, i hapet rruga anëtarësimit të Beogradit në BE, gjatë këtij viti.

Marrëveshja, e arritur më 19 prill, shkaktoi reagimin negativ të rreth 50 mijë serbëve të një zone veriore të Kosovës.

(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi