Marrëdhënie seksuale mes dy djemve në 'Akropoli', videoja që 'tronditi' grekët: E turpshme! 'Artistët' që e krijuan: Donim të 'godisnim' nacionalizmin e monumentit

Marrëdhënie seksuale mes dy djemve në 'Akropoli', videoja që 'tronditi' grekët: E turpshme! 'Artistët' që e krijuan: Donim të 'godisnim' nacionalizmin e monumentit

Moment nga videoja

GREQI- Një video ku shihen dy djem duke kryer marrëdhënie seksuale në monumentin më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës greke, "Akropolin" ka shkaktuar shumë polemika.

Videoja amatoreske është krijuar nga një grup të rinjsh të vetëemërtuar si “mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut” dhe është një copëz e një filmi me metrazh të shkurtër, protagonistët e të cilit janë një çift homoseksual djemsh.

Dy djemtë që fillimisht vendosin të ndahen, ndryshojnë mendje të bindur nga shokët e tyre dhe  takohen në "Akropoli" ose ndryshe "Partenona". Ju deshë vetëm disa minuta që çifti të "përfshihej" nga zjarri i momentin dhe të kryen marrëdhënie seksuale.

Në sfond të videos, mund të dëgjohen zëra e turistëve dhe kalimtarëve që kalojnë pranë.

"Veprimet e turpshme në publik janë të ndaluara, për më tepër në një monument kaq të rëndësishme për ne", ky ka qenë komenti më i shpeshtë që është dëgjuar për trailerin e filmit.

"Artistët" e kësaj videoja janë shprehur se donin të "thyenin" imazhin nacionalist dhe patriarkal të "Akropolit" dhe të tregonin se dashuria zbukuron gjithçka.

“Zgjedhja e Partenonit si vend nuk është e rastësishme. Ai funksionon për shumë njerëz si një simbol i nacionalizmit, arkeologjisë, patriarkalizmit, komercializimit, kulturës masive dhe mirësjelljes ndër të tjera. Partenoni është një vend i bukur për të bërë dashuri. Çdo vend fiton vlerë më të madhe kur ai vjen në jetë me praninë pulsuese njerëzore. Nuk shohim asgjë të çuditshme apo të panatyrshme në atë që bëjmë/ . Qëllimi i filmit nuk është aq reagimi, por në thelb dëshira dhe nevoja për të jetuar ashtu siç duam.", thanë ata.

Policia helene ka nisur tashmë hetimin ndaj grupit t përfshirë në këtë incident.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës