TIRANE, 2 Korrik/ATSH/- Ambasada e Izraelit në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Historisë në ambjentet e fakultetit, zhvilluan aktivitetin "Eseja më e mirë" .
Ky event,  në të cilin studentët prezantuan punimet e tyre, u zhvillua në kuadër shkëmbimit të kulturës midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit.
Në përfundim u shpallën  5 fitues ku vendi i parë me temën : Konflikti midis Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas  fitoi  një udhëtim në Izrael, për të parë dhe njohur nga afër me Izraelin.
Ky bashkëpunim nxit  studentët të jenë sa më të hapur si dhe inkurajon ata të marrin pjesë në nisma apo organizime të tilla që kanë në qendër studentin, zhvillimin e tij profesional dhe promovimin e vlerave të të dy vendeve./a.gegvataj/