Marrëdhënia komplekse midis njerëzve dhe kafshëve përmes fotove... (FOTO)

Marrëdhënia komplekse midis njerëzve dhe kafshëve përmes fotove... (FOTO)

Një grua afgane duke ushqyer pëllumbat

Fotografi i njohur amerikan Steve McCurry ka treguar nëpërmjet disa fotove, marrëdhëniet komplekse midis njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën.

Imazhet përfshijnë një djalë të ri që pushon në një lopë të fjetur në Nepal, një grua afgane që ushqen një tufë pëllumbash dhe një kalë që qëndron në fushat e djegura të naftës në Kuvajt.

McCurry njihet  për imazhet e botës së egër të National Geographic, ku udhëtoi në Japoni, Indi, Nepal, Gjermani, Sri Lanka, Tibet, Kuvajt, Mongoli dhe Afganistan për të kapur paparashikueshmërinë e natyrës.

Në librin e tij "Kafshët", ai përzgjodhi imazhe  për të eksploruar marrëdhëniet komplekse midis njeriut dhe kafshëve.

Ai është i njohur për imazhin e tij të vitit 1984 ‘Afganistan Girl’ që tregon një vajzë 12-vjeçare me sy të gjelbër, Sharbat Gula, e njohur edhe si Sharbat Bibi, e cila u shfaq në kopertinën e National Geographic.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja