PRISHTINE - Pasi mori pëlqimin e Kuvendit, qeveria e Prishtinës miratoi sot paradite unanimisht marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Për këtë marrëveshje që është e para me Serbinë dhe që është arritur pas dhjetë raundeve të bisedimeve, sipas Thaçit ka mbetur të diskutohet vetëm për kohën e implementimit të saj dhe akterët që do ta bëjnë një gjë të tillë.
Thaçi tha se në këtë marrëveshje është respektuar në plotni Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës. “Me këtë marrëveshje është respektuar në plotni Kushtetuta, ligjet dhe nuk do ndryshohet për asgjë Kushtetuta e as ligjet. Ajo përveç kësaj ka mbështetjen edhe të Kuvendit”, ka thënë ai.
Ai bëri thirrje tek të gjithë qytetarët në veri që të mos i frikësohen kësaj marrëveshje, duke u garantuar kështu se ajo është në të mirë të të gjithëve.
“Bëjë thirrje për të gjithë qytetarët në veri, mos t’i frikësohen kësaj marrëveshje sepse është e mirë, është në interes të sigurisë, të mirëqenies sociale, në interesin e së ardhmes, në interesin e vlerave atlantike, në interesin e të gjithëve”, theksoi kryeministri Thaçi.
Me 89 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë rezolutën, me të cilën mbështetej marrëveshja e arritur në dialogun me Serbinë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com