Marrëveshja e detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare, Meta: S'më kanë informuar që prej 2018 për këtë çështje

Marrëveshja e detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare, Meta: S'më kanë informuar që prej 2018 për këtë çështje

Presidenti Ilir Meta shprehet se nuk është i informuar në lidhje me grupin negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë që prej 2018 dhe për këtë i kërkon qeverisë që të respektojë nivelin hierarkik të të gjitha institucioneve sipas ligjit dhe Kushtetutës, ku përfshihet dhe Presidenca.

Duke iu referuar dekretit të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, Meta në rolin e 'mbrojtësit' të Kushtetutës tha se nuk do të lejojë cenimin e interesave kombëtare nga askush, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Meta shprehet se informacionin e fundit e ka pasur në 2018 kur ka autorizuar grupin negociues në atë kohë me 13 anëtarë dhe se prej asaj dite është interesuar vazhdimisht për këtë çështje, por se nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.   

Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik shqiptar mbi aktin më të fundit të nxjerrë nga autoritetet më të larta të Republikës së Greqisë dhe pasojat e mundshme të tij ndaj vendit tonë, dëshiroj të evidentoj si vijon:

Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr.15/2010, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr.733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “'Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare', me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve””, datë 19.03.2018.

Gjatë gjithë kohës, kam ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare. 

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijoj të ushtroj me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e mia dhe se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje", shkruan Meta.

Gjatë vizitës së ministri të Jashtëm grek, Nikos Dendias  në Tiranë u ra dakord bashkë me kryeministrin Rama që marrëveshja për detin do të vendosë Gjykata e Hagës! Rama tha se ajo që kërkon Shqipëria nga Gjykata e Hagës është një marrëveshje e drejtë dhe jo si ajo e arritur me qeverinë Berisha në 2009, e rrëzuar në mënyrë unanime nga Gjykata Kushtetuese. 

Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro, shkaktoi shumë reagime nga opozita në vend duke e cilësuar si shitje të detin nga qeveria, kur kjo është një e drejtë ndërkombëtare e secilit shtet. Ndërsa vetëm mediat greke e cilësojnë këtë vendim si një mesazh për Turqinë, me të cilën ka pasur konflikte në ujërat e Mesdheut Lindor.  Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 29/12/2020 06:58

    Nuk të paskan informuar ty dhe ti vazhdon ha përshesh dhe tund falangjet e gishtave nëpër konferenca. Ptuuu! Farë e keqe!

    Përgjigju
  • Haha: 28/12/2020 18:10

    Ti je per te te bere m*** in ne koke e jo te te informojne.Reci te pret o NDRAGETE e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 28/12/2020 17:58

    Shko mor shurran hajduti me damke te njofim se cfar mu.. je.

    Përgjigju
  • Idjoti: 28/12/2020 16:42

    Per injorace, cfare ishe ne kohen e , tashme, Bakoojaanis -Bosha, dhe cfare qendrimi mbajte ateteher, jo , po per te kuptuat. Monen

    Përgjigju
  • O tej: 28/12/2020 16:02

    Ju flet Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë