Kuvendi ratifikon marrëveshjen! Njihen pensionet me Italinë, takimi i parë zbatues në 18-20 qershor! Përfitojnë 500 mijë shqiptarë e 4000 italianë

TIRANE- Me 92 vota pro, asnjë kundër, është ratifikuar marrëveshje me Italinë për pensionet, nga ku do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, Gonxhja detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje.

Sipas tij, “marrëveshja nuk ka prapaveprim dhe nuk mund të ketë një pretendim financiar për vitet e shkuara”.

“Të gjitha kontributet dhe ngjarjet në jetën tonë akumulohen dhe në rast se një person është në Itali dhe ka përfituar një pension të caktuar për shkak të viteve atje, por ka edhe disa vite në Shqipëri për të cilat nuk është i kualifikuar për të marrë pension, nga momenti që marrëveshja hyn në fuqi i takon e drejta të marrë edhe pensionin për vitet në Shqipëri. Nga momenti që marrëveshja hyn në fuqi, këto vite kthehen në një të drejtë pensioni për të, por natyrisht në masën që i takon nga kontributet në Shqipëri. Qytetarët nuk mund të kërkojnë lekë për vitet para se të hynte marrëveshja në fuqi, por nga dita që marrëveshja hyn në fuqi pensioni i tyre rritet bazuar në këtë riformulim”, tha Gonxhja.

Ministri tha se janë mbi 500 mijë shtetas shqiptar në Itali që janë përfitues të skemës ndërsa në Shqipëri 4 mijë italianë

“Në parimet themelore të saj mund të përmendim bashkimi i periudhave kontributive për të përmbushur fatin prej 15 vitesh që duhet për tu kualifikuar për të përfituar pension. Personi ka të drejtë të tërheq përfitimin në çdo vend ku ai ndodhet. Për të pasur një ide mbi numrin e shtetasve italian ata që janë aktualisht në Shqipëri me leje qëndrimi numërohen rreth 4 mijë shtetas italian në Shqipëri që janë përfitues të kësaj skeme, ndërsa janë mbi 500 mijë shtetas shqiptar që punojnë dhe jetojnë në Itali që pritet që të përfitojnë nga kjo marrëveshje. 

Duke folur për marrëveshjet që tashmë janë në fuqi dhe zbatohen aktualisht, Gonxhja theksoi se Shqipëria ka marrëveshje me: Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Austrinë, Kosovën, Kanadanë, Bullgarinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Kroacinë.

Ndërkohë kemi marrëveshje në proces Poloninë, Serbinë dhe Greqinë.

“MEKI ka kërkuar marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me SHBA, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Francën, Slloveninë, Mbretërinë e Bashkuar, Moldavinë, Izraelin, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë. Kemi marrë dakordësi për inicimin e negociatave nga Danimarka, Sllovenia, Moldavia, Spanja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jemi duke dërguar shkresa këto ditë që flasim për të përcaktuar vetëm datat. Me Italinë lajmi i mirë është që datat e përcaktuara për takimin zyrtar zbatues janë në 18-20 qershor, pasi kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend”,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e quajti pozitive marrëveshjen dhe se duhet dhe do të marrë votën e gjithë deputetëve, por kërkoi informacion se me cilat vende të tjera qeveria shqiptare po negocion marrëveshje të tilla, duke rikujtuar një marrëveshje me Greqinë që ende ka mbetur pezull.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilirjan: 17/05/2024 05:21

    Qytetaret nuk mund te kerkojne leke per vitet para se marrveshja te hynte ne fuqi... Gonxhe, na e sqarò pak kete pasazh te lutem! Vitet e punes ne Shqiperi, jane te gjithe "para se marrveshja te hyje ne fuqi".

    Përgjigju
    • Pensionisti: 17/05/2024 11:43

      Po, e sakte. Eshte vetem per ata qe dalin ne pension pasi marreveshje te hyj ne fuqi. Ata pensioniste qe protestonin nuk fitojne. Shumica derrmuse qe punojne ne Itali i kane vitet e punes per te marre nje pension ne Itali dhe nuk ju intereson marreveshja pasi te zbriten vitet e punes ne Shqiperi. Njerezit te keshillohen para se te marrin hapa mos te degjojne sharlatanet politikane.

    • ilirjan: 17/05/2024 09:31

      Marrveshja po behet pikerisht per bashkimin dhe njohjen e viteve para saj apo jo!? Nje 18 vjecar ne vitin 1991 qe ka ikur ne Itali dhe sot eshte 51 normalisht NUK KA c'kerkon dhe deri ketu jemi te qarte.Ama,ata qe kane 1,2... 10 vite pune ne vitet 80 ne Shqiperi, dhe 33 vite apo me pak ne Itali,Gonxhe po u thote qe :Ska leke per vitet ne Shqiperi, 1,2 apo 10 qofshin?! Marrveshja si princip ka NJOHJEN e viteve... cilet vite njeh atehere?? Jane kontradiktore me veten...kaq!

    • Klodi: 17/05/2024 07:58

      Besoj se do te thote qe nese ti ke nje moshe te tille per te cilen ne njerin prej dy shteteve ke nisur te perfitosh pension,atehere nuk mund te perfitosh nga marreveshja qe te te njihen vitet e punes ne shtetin tjeter.

    • Pjeter: 17/05/2024 07:32

      Me sa kuptova une,marrveshja duhet te ratfikohet ne te dy parlamentet qe te hyje ne fuqi,deri tani eshe kryer vetem nga i shqiptar, keshtu qe,akoma ceshtja eshte ne vend numuro.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025