'Marrëveshja e Prespës', Parlamenti i Shkupit nis sot debatin për katër ndryshimet në Kushtetutë

'Marrëveshja e Prespës', Parlamenti i Shkupit nis sot debatin për katër ndryshimet në Kushtetutë

Parlamenti i Maqedonisë

MAQEDONI- Ditën e sotme parlamenti i Maqedonisë pritet që të miratojë katër ndryshimet në Kushtetutë lidhur me marrëveshjen e Prespës.

Katër ndryshimet do të futen veçmas për diskutim dhe më pas do të votohen.  Sipas Rregullores së Parlamentit, debati për secilën prej ndryshimeve mund të zgjasë deri në tre ditë.

Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e opozitës kryesore VMRO-DPMNE, e cila është kundër marrëveshjes së Prespës, procesi pritet që të zgjasë më pak dhe të përfundojë të premten.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 vota në Kuvend në votimin final për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Ndërsa nënkryetari i VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim duke paralajmëruar edhe deputetët e partisë së tij se nëse të votojnë për ndryshimet kushtetuese do të përjashtohen.

 Pasi të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese përfundon procedura në Shkup, gjithçka do të mbyllet në Greqi, ku Tsipras shprehet tepër i bindur se do të arrijë që të ratifikojë marrëveshjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali