Marrëveshja e Prespës/ Protestë e agravuar përpara parlamentit grek, disa të plagosur dhe 4 të ndaluar

Marrëveshja e Prespës/ Protestë e agravuar përpara parlamentit grek, disa të plagosur dhe 4 të ndaluar

Moment nga protesta e agravuar, zhvilluar përpara parlamentit grek

Seanca e djeshme plenare e parlamentit grek në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, është shoqëruar në ambientet e saj të jashtme nga një protestë e dhunshme që solli disa të lënduar dhe katër të ndaluar.

Një grup prej rreth 100 personash kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë kundër forcave të policisë, ndërkohë që, këta të fundit iu përgjigjën me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës. Dhjetëra policë zbritën në vazhdim në sheshin “Sindagma” për të shpërndarë turmën e protestuesve, duke përdorur shkopinjtë e gomës. Prej përleshjeve, disa persona u plagosën dhe u dërguan në spital dhe 4 të tjerë u ndaluan nga forcat e rendit. 

Ndërkohë, debati brenda godinës së parlamentit grek ishte i ashpër, nuk munguan as përplasjet, apo akuzat për tradhti kombëtare. Deputetët e opozitës konservatore akuzojnë konkretisht qeverinë se ka shitur sovranitetin e vendit, ndërsa e cilësojnë Marrëveshjen e Prespës si shumë të dëmshme për interesat kombëtare greke.

Në vazhdën e tensioneve, parlamenti grek e shtyu për të premten votimin e Marrëveshjes së Prespës, që e njeh vendin fqinj me emrin “Maqedonia e Veriut”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen