Marrëveshja Kosovë-Serbi, i dërguari i Posaçëm i SHBA, Escobar: Është çështje javësh

Marrëveshja Kosovë-Serbi, i dërguari i Posaçëm i SHBA, Escobar: Është çështje javësh

I dërguari i Posaçm i SHBA-ve, Escobar

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij ditën e sotme në Kosovë është shprehur pozitiv për mundësinë e një dialogu Kosovë-Serbi. 

Ai ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh dhe se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësve të vendosin afate kohore. 

Escobar ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë.

Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar ai në Kanal10.

Gabriel Escobar në vizitën e tij sot në Kosovë tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.  Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Escobar do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike në opozitë.

I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve pritet të mbërrijë në Beograd ditën e nesërme, ndërsa do të zhvillojë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, si edhe me kryeministren Ana Brnabiç.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania