Marrëveshja LVV-LDK, reagon Basha: Akt pjekurie politike

Marrëveshja LVV-LDK, reagon Basha: Akt pjekurie politike

1580649532_basha.jpg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar as marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin duke e quajtur një marrëveshje që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së re dhe do të çojë në fund vullnetin e popullit.

Basha mes të tjerash deklaroi se Partia Demokratike do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës.

"Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.  Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror." shkruan Basha. 


Lajmi kryesor:

Qeveria e re në Kosovë/ Meta: Suksese Kurtit! Rama: Pres të flasim për lëvizjen e lirë në kufirin tonë! Basha: Akt pjekurie!


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë