Marrëveshja me Britaninë, Rama: E kisha kërkuar qëkur Boris Johnson ishte ministër i Jashtëm! Sunak mori përsipër ta shtyjë përpara

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e qeverisë britanike me Shqipërinë duke treguar detaje nga bisedën me kryeministrin Rishi Sunak. Ai shtoi se kërkesa ishte bërë nga vetë Rama që në kohën kur Boris Johnon mbante postin e ministrit të Jashtëm, por që u finalizua vetëm tani që Rishi Sunak mori postin e kreut të ekzekutivit në Britaninë e Madhe. 

“Kjo është kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i jashtëm dhe e kam përsëritur vazhdimisht sepse sa herë kanë ardhur dhe kanë ndarë me ne këtë shqetësim, kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar se nuk ekziston. Krimi nuk ka etni. Nëse doni ndihmën tonë se ne jemi zgjedhur për të qeverisur Shqipërinë, jemi gati të ngremë skuadër speciale, e cila të merr 24 orë për identifikimin, penetrimin, ndarjen e informacionit, vëzhgimin dhe në fund ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjetet e kriminalitetit.

Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit dhe ai ka marrë përsipër që jo vetëm të thojë e bukur, por edhe ta shtyjë përpara. Kemi bërë dhe një dakordësi që është e shprehur në deklaratën që keni lexuar. E gjitha është aty. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen për çka ka ndodhur për faktin që fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë të gabuar, më ka shprehur të gjithë konsideratat për bashkëpunimin, ecurinë e punës së përbashkët, më ka shprehur edhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur te kjo pjesë ku unë kam përsëritur të njëjtin princip. Ata element që janë problematik nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar askund, janë jashtënxjerrjet e një kombi si të çdo kombi dhe nëse qasjet për të marrë azil në Gjermani, Francë e Hollandë, atëherë kërkoni te vetja e sistemi britanik, mos e kërkoni te qeveria e Shqipërisë. Ishte një deputet interesant që pyeste ambasadorin tonë pse nuk vijnë me visa interes”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja Shqipëri-Britani për emigrantët, azilkërkuesit shqiptarë do kthehen menjëherë! Rama: E kisha kërkuar që kur Johnson ishte ministër i Jashtëm


/B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja