Rama: Nuk ka tradhti në marrëveshjen me Greqinë/ Hahn: Mbyllet për dy javë

BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me Komisionerin Hahn se Shqipëria është pranë marrëveshjes me Greqinë. Ai atakoi opozitën në të dyja anët e kufirit kur deklaroi se ka tradhtar, por në momentin e finalizimit të marrëveshjes ata që kanë lëshuar akuza për negociatat që po zhvillohen do të turpërohen.

Situata sikur e shohim ne të gjithë është se ka tradhtar në qeverinë greke dhe atë shqiptare. E vërteta është që të dy palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre. Gjendja e procesit është e tillë, kemi bërë mjaft progres. Ka cështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te kufiri detar, janë të vështira dhe ne po i përballojmë me frymën e hapjes, kemi bërë progres. Hije të së kaluarës kanë dalë sfond. Jam 100% i sigurt se kur të finalizohen rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dy krahët do të turpërohet nga opinioni publik.

Edi Rama

BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhura me vendet fqinje, kjo ka përshpejtuar negociata në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së cështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera. Shqipëria është në negociata me Greqinë, nuk preferoj të bëj ndonjë koment tjetër, më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas dy javësh jam i bindur që do të ketë rezultate

Johannes Hahn

Pas cështjes së kufirit detar me Greqinë, kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit dhe hapja e negociatave që pritet në qershor të vitit tjetër. Ai tha se Shqipëria ka nisur punën.

Çelja e negociatave pasohet nga një proces përgatitor dhe ajo ç’ka është në thelbin e kompromiseve është që nëse formalisht negociatat do të hapen në qershorin e ardhëm puna që pason çeljen nis menjëherë, nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj në dispozicion për të qenë të përgatitur për atë produkt që vjen pas çeljes formale. Procesi nuk nënkupton në asnjë moment deri në anëtarësim ndonjë lëvizje nga 5 prioritetet, përkundrazi shkon duke u thelluar.

Edi Rama

Ndërsa Johanes Hahn kërkoi që anxhenda e integrimit të jetë prioritet kombëtar duke ftuar palët në Shqipëri për bashkëpunim.

Duhet të vazhdojë puna për Reformën në Drejtësi, ndërsa administrata duhet të merret me procesin, pasi janë 35 kapituj për të parë situatën ligjore në Shqipëri. Sa më mirë dhe sa më shumë që ta bëjmë këtë punë, dhe sa më shpejt, aq më mirë do të jemi të përgatitur për negociatat zyrtare. Është një punë që duhet bërë, ne jemi në fillim të të gjithë procesit dhe kjo është përcaktuar shumë qartë nga Këshilli, se Komisioni duhet të fillojë përgatitjet për negociatat, sikur ka ndodhur me vendet e tjera. Do të flasim me qeverinë dhe opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar dhe duhet të bashkëpunojmë. Negociatat janë me rëndësi për Shqipërinë.

Johannes Hahn

Pas Johannes Hahn, Rama zhvilloi një konferencë për shtyp edhe me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, ku gjithashtu theksoi se vendimi i 28 qershorit për negociatat ishte i vështirë, por pozitiv, pasi Shqipëria ka nisur punën përgatitore.

Vendimi i Këshillit nuk kishte i lehtë, por ishte pozitiv. Tani Shqipëria ka një datë për të hapur negociatat dhe ka dritën e gjelbër për të filluar punën përgatitore, që është ajo që ndodh pas hapjes së negociatave, ka qenë një zgjidhje shumë e mirë. Gjatë këtyre 12 muajve të punojmë fort për të arritur rezultate të mira, që kur të futemi në negociata të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt. Mirëpresim Hahn javën që jen në Tiranë për t’u ulur me të gjithë aktorët në këtë proces të madh analitik. Ne kemi bërë progres të mirë me Greqinë dhe shpresoj ta përfundojmë me sukses këtë dialog të vështirë, por të hapur. Më vjen keq për Poloninë që humbi në kampionatin botëror.

Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lem doraci: 13/07/2018 23:38

    Han mbron interesat e Greqise si antar e BE dhe jo Shqiperise qe nuk FUTET fare ne numur KESHTU QE GREKU ME HANIN DHE RAMEN JA KANE ME TE FUTUR SHQIPERISE

    Përgjigju
  • Fredi ZHULSI ! Fredi ZGJEBSI: 13/07/2018 17:56

    Ky Hahni duket shumë i Dyshimtë dhe i njëanshëm !!! Palaço Burrë , që na tregon neve të Zgjidhim Çështjet me Fqinjët !!! Por ç'farë do ky Pallavesh Komisioner , që SHQIPËRIA të fali TERRITORE dhe Hapësira DETARE ??!!!! Ik ore PLEHRË dhe FUNDËRRINË KOMISIONER , sepse po qe se QEVERIA duhet të fali TERRITORE Fqinjëve në Shkëmbim të BEsë , ne Shqiptarët NUK e duam fare BEnë !!

    Përgjigju
  • Ludi: 13/07/2018 12:51

    po ti e ke Greqine zoti Han me nje mal me ceshtje te pazgjidhura si e paske antar te BE .Jeni bere bjat fare per te madhin zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie