Marrëveshja me Italinë, avancojnë punimet në kampin në Gjadër! Në gusht priten emigrantët e parë! Kryeplaku: Janë punësuar shumë banorë të zonës

Prej muajit mars po punohet me intensitet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Report Tv sjell pamjet me dron, ndërsa strukturat akomoduese janë ngritur dhe tashmë po punohet për vendosjen e logjistikës dhe sistemimin e ambjenteve të jashtme. Brenda muajit gusht kampi i refugjateve në Gjader pritet të jetë gati.

Ky investim i shtetit Italian po rigjallëron dhe i jep zhvillim këtij fshati. Kështu shprehet kryeplaku i Gjadrit Aleksandër Preka, sipas të cilit shumë banor të zonës janë punësuar aty si dhe ka patur rritje të xhiros në bizneset e zonës.

“Ka ndërruar fshati me 50%. Po kërkohen punëtorë dhe po i paguajnë shumë mirë. Janë tepër të kënaqur, as nuk i stërmundojnë. Tregtia ka pësuar rritje 16%, po shiten produkte të nevojshme.”

Me ngritjen e kampit të refugjateve, Gjadri do të ketë vëmendje dhe sa i përket investimeve kryesisht në infrastrukture dhe rrjetin elektrike thotë kryeplaku Aleksandër Preka.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/07/2024 01:17

    O kryeplak,do te perfitoje disa fishin e atyre qe perfiton tani sikur te ishte baze ushtarake e NATO-s dhe jo kamp refugjatesh dhe me refugjatet do ju vijne dhe semundjet ekzotike si ebola,dengeja,sarsi,etj,apo e harrove c'hoqet nga Covidi dhe ky s'ishte asgje para ketyre?! Sa per ata /punetoret/,ata do te jene te perkohshem,me mbarimin e punimeve nuk do te kene me nevoje,vetem po u desh ndonje pastrues WC.Dhe ne fund dy pyetje per t'a bere esell kete kryeplak qe leviton mes avujve te euforise se perfitimeve afat shkurtera dhe atyre te militantizmit politik:Z.Preka,kur kampet e refugjateve sjellin kaq /te mira/ e /perfitime/per ekonomine vendase,si shpjegohet qe Italia na i la /peshqesh/ neve?! Si shpjegohet qe asnje italian nuk u ngrit e t'i kerkonte qeverise italiane t'i mbante ne Itali keto burime /mireqenieje/ qe ndryshokan jeten e vendasve 50 %,por pranojne t'i marrin lezhianet?!

    Përgjigju
  • Altuf: 07/07/2024 00:01

    Ne gusht priten emigrantet e pare?? A kane thene qe ata qe ndalohen ne ujra do sillen ne shqipni. Pra ne vend qe ti ndalojne te vijn nga afrika keta e dijne kur vijn sa vijn e si vijne. Shkurt biznes qe te gjith e dijme tani

    Përgjigju
    • Or tej: 07/07/2024 08:08

      Shume mire qe vijne ne gusht ne menyre qe te shenohen si turiste ne qitapet e kryeministrise or teeeejjjjj

  • Or tej: 06/07/2024 14:49

    Kot nuk futen lezhjanet si emigrante qe te hane e te pine qyl or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • sapa: 06/07/2024 12:48

    Urime nipin afrikan o kryeplak!E ke prej Rames!

    Përgjigju
    • Daniel: 06/07/2024 14:40

      Don me thu partnerin afrikan

  • Mirditor: 06/07/2024 09:49

    Ja futi kollaren Meloni Rames. Qa jemi ne kosh plehrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Panik pas Holandë - Turqi, tifozët e dy skuadrave përleshen jashtë stadiumit (VIDEO)

Euro 2024/ Panik pas Holandë - Turqi, tifozët e dy skuadrave përleshen jashtë stadiumit (VIDEO)