I dha fund jetës duke pirë fostoksinë para derës së SPAK, 63-vjeçari përcillet për në banesën e fundit

LEZHË- Miq, shok e të afërm i kanë dhënë këtë të enjte lamtumiren e fundit 63-vjeçarit Pal Trashaj, i cili i dha fund jetës duke pire fostoksinë para ambienteve të SPAK.

Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Pllane të Lezhës, ndërsa gjithçka kaloi në heshtje, pasi asnjë nga familjaret dhe të afërmit e tij nuk foli për mediat.

Historiani i njohur Pal Trashaj i dha fund jetës duke pire fostoksinë, pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë.

Trashaj kishte marrë një kredi, në një prej institucioneve të mikrokredisë në vend, në vitin 2008. Ai ka qenë korrekt në pagimin e kësteve, 150 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe e ka mbyllur normalisht. Disa vite pas mbylljes së kredisë ai është telefonuar nga institucioni i mikrokredisë, të cilët e kanë njoftuar se sipas tyre 6 këste, me një vlerë prej 900 mijë lekësh të vjetra, nuk i kishte derdhur dhe për këtë i detyrohej atyre bashkë me interesat një pagesë prej 4.4 milionë lekësh.

Dhe këtu fillon edhe kalvari i përballjeve të Trashajt me këta që më herët vetë i ka konsideruar si bandë hajdutësh. Për këstet thotë se i ka paguar të gjithë një më një, në një nga pikat e kompanisë në qytetin e Lezhës. Institucioni mikrofinanciar në të cilin 63-vjeçari kishte marrë kredinë nuk e ka kontaktuar më pas rezistencës së Trashajt, ndërsa pas disa vitesh kredia ishte shitur në MCA dhe kishte hyrë në lojë edhe shoqëria përmbarimore ‘Star’.

Këta të fundit i kanë dërguar me dhjetëra letra dhe me telefonate të ndryshme i kërkonin pagesat, që tashmë ishin bërë sipas tyre 4.8 mln lekë, ndërsa së fundmi edhe i kanë bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lor: 04/07/2024 16:44

    Cfar do thot Dum Dumani nga fshati tashi ...

    Përgjigju
    • Anglezja: 04/07/2024 21:29

      Qe fajin e ka Guvernatori i Bankes se Shqiperise qe ka lejuar shitjen e kredive ne pale te treta dhe pseudo-institucione financiare. Licencimi i aktiviteteve te kredise kalon nga Banka e Shqiperise dhe si pasoje duhet te mbahet ne kontroll nga Banka e Shqiperise dhe institucioneve financiare mbikeqyrese.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton