‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija ‘Libra’ sjell në Shëngjin 8 emigrantë të tjerë (VIDEO)

SHËNGJIN- Në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur 8 emigrantë të tjerë të cilët u kapën në brigjet e Siçilisë (6 nga e Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi), sipas marrëveshjes me Italinë. Anija ‘Libra’, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, mbërriti këtë mëngjes, 8 tetor, në Portin e Shëngjinit.

Ky është grupi i dytë i emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Romës, që detyroi Italinë të kthejë mbrapsht 12 emigrantët e parë.

Rreth orës 08:00, anija Libra u ankorua në Portin e Shëngjinit dhe 8 emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit. Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses dhe mbërriti këtë mëngjes në Shëngjin.

Fillimisht ishin përzgjedhur që të vinin nëntë persona, por një burrë bengalez është konsideruar shumë i moshuar dhe me gjendje shëndetësore jo të mirë.

Në bordin e anijes Libra mund të udhëtojnë deri në dyqind persona, përveç ekuipazhit, dhe ky ishte objektivi i shpallur i qeverisë kur filloi operacioni Shqipëria. Por në praktikë, vetëm pak nga ata që kalojnë detin mund të kalojnë nëpër procedurat e përshpejtuara të kufirit, të cilat janë një kusht për hyrjen në qendrat e reja në Shqipëri.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.

Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Giorgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta. Dekreti synon të heqë përfundimisht barrierat për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për sjelljen në Gjadër të emigrantëve azil-kërkues nga vendet e treta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:08
Report Tv sjell pamjet, momenti kur 8 emigrantët zbresin në portin e Shëngjinit

 

Report Tv sjell pamjet kur zbresin në portin e Shëngjinit 8 emigrantët që erdhën mëngjesin e sotëm me anijen ‘Libra’.

Nën masa të rrepta sigurie ata u vendosën në qendrën pritëse ku do te qëndrojnë për disa orë dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ora 07:53
Solli 8 emigrantë të tjerë, momenti kur anija ‘Libra’ ankorohet në Portin e Shëngjinit

 

Anija ‘Libra’ që solli 8 emigrantë të tjerë është ankoruar në Portin e Shëngjinit. Report Tv sjell pamje nga mimenti kur anija ankorohet në port.

8 emigrantët do të vendosen në qendrën pritëse në Shëngjin, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjader: 08/11/2024 08:41

    nuk e kuptoj ksenofobine e gjykatave te romes nga shqiperise thua se nje vend kandidat ne be nuk i ploteson kriteret te jete vend i sigurte vetem pse ne ballkon shohin nongraten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

U kap me një sasi kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

U kap me një sasi kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Gjermani