Marrëveshja me Italinë, anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë

Marrëveshja me Italinë, anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë

Kampi ne Gjadër

Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura  për t'iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Në krye të nismës është Ministria e Brendshme, shkruan  La Repubblica.

Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe prej këtu vendosen në pricesin e pritjes që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.

Çfarë do ndodh në Shqipëri?

Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, emigrantët do të zbresin dhe do t'i nënshtrohen një kontrolli të dytë më të thelluar. Më pas ata do të transferohen në Gjader, rreth njëzet kilometra më larg, ku tre struktura iu dorëzuan Ministrisë së Brendshme italiane më 9 tetor për testim. Qendra ka në përbërje një strukturë ku do të vendosen azilkërkuesit, me 880 vende (nga të cilat deri më sot janë gati vetëm 400, më pak se gjysma), një infermieri me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende.

Pikërisht këtu, në këtë mega strukturë, emigrantët që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare. Do të ndalohen me një urdhër ndalimi të nënshkruar nga kuestura e Romës, e cila duhet të vlerësohet brenda 48 orëve nga gjyqtarët e seksionit të imigracionit të Romës. Më pas brenda katër javëve merret një vendim për refuzimin e mundshëm të kërkesave të tyre për azil, i cili do t'i detyronte ata të riatdhesoheshin.

Në një intervistë për La Repubblica dy ditë më parë kreu i qeverisë tha se qendrat për emigrantët nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. I pyetur nëse është i shqetësuar se pakti mes dy vendeve mund të dështojë, kryeministri thotë se nuk ka ka asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ketë arsye apo atëherë kur Italia do të kërkojë që të ndajnë shqetësimin. Rama gjithashtu tha se "Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Do të shqetësohemi vetëm nëse do të përfshihemi nga Italia.” 

 Lajmi  në përditësim... 

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit