Marrëveshja/ Përfundon verifikimi i emigrantëve, 5 do kthehen në Itali! 44 dërgohen në kampin e Gjadrit (VIDEO)

LEZHË- Ka përfunduar rreth mesnate verifikimi i emigrantëve, të cilët mbërritën mëngjesin e së martës në portin e Shëngjinit, nga anija e marinës italiane “Casiopea”. Pas procedurave që zgjaten rreth 13 orë u vendos që 5 prej emigrantëve të kthehen në Itali pasi rezultuan minorenë ose me probleme shëndetësore, ndërsa 44 të tjerët u dërguan në tre grupe në kampin e Gjadrit.

Transporti i tyre me autobus u bë nën masa të rrepta siguria, ku shoqëroheshin nga Policia Shqiptare dhe Karabinierët italianë.

44 emigrantët do të presin në tokën shqiptare fillimisht vendimin e Gjykatës së Romës që pritet të vendosë brenda 48 orëve për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në vendin tonë dhe më pas një përgjigje për kërkesën e tyre për azil. Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Ky kontingjent i tretë i emigrantëve mbërriti pas 2 muajsh pezullim të marrëveshjes Rama-Meloni për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.

Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre për shkak se vendet e tyre të origjinës nuk ishin “të sigurt” në të gjithë territorin e tyre. Për këtë, qeveria italiane miratoi një dekret të veçantë që sipas saj u mbështet edhe nga Gjykata e Kasacionit. Megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet në 25 Shkurt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Durrës, banorët për Report Tv: Situatë e përsëritur! Rruga e shtruar për zbukurim, nuk ka asnjë tubacion

Përmbytjet në Durrës, banorët për Report Tv: Situatë e përsëritur! Rruga e shtruar për zbukurim, nuk ka asnjë tubacion