Serever i përbashkët online për shkëmbimin e dokumenteve të rëndësishme mes arkivit të shteti tonë dhe atij turk.
 
Kjo ka qenë marrëveshja e nënshkruar nga të dy drejtuesit e arkivave për vendet respektive.
 
Ardit Bido, drejtori i Arkivws së Shteti u shpreh se ruajtja e dokumenteve të rëndësishme historike online i hap rrugën edhe dokumenteve të pronave.

"Kjo marrëveshje mundëson që të gjitha dokumentet në gjuhën osmane të dixhitalizohen falë ndihmës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave turke, Ambasadës turke në Shqipëri dhe TIKAS dhe një kopje do të mbetet në Arkivin Qendror të Shtetit dhe një kopje do t’i ofrohet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave turke", tha Bido. 
 
Ugur Unal,  Drejtori i arkivit shtetëror turk u shpreh se janë konstatuar se në të dy arkivat ka dokumente që janë të ruajtura mirë por ka edhe të tjera që kanë nevojë të restaurohen.

"Kjo është një punë që do të behët për të vënë në dispozicion dokumentet që kanë të bëjnë me të dy popujt ato që janë në arkivin shqiptare dhe në arkivin e Stambollit", tha Unal
 
Për këtë arsye, sistemi online do të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e dokumenteve. Dokumente të rëndësishme historike, madje të papërsëritshme ruhen në  arkivat e të dy vendeve. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com