Marrëveshja, njihen pensionet me 
Maqedoninë, ja personat që përfitojnë

Marrëveshja, njihen pensionet me <br />Maqedoninë, ja personat që përfitojnë
TIRANE-  Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në fushën e pensioneve. Të gjithë personat të cilët kanë punuar në të dyja vendet do t’ju njihet të gjitha vitet e sigurimit. Gjithashtu mund të merren edhe dy përfitime nëse plotësohen kushtet në secilin shtet.

Marrëveshja
Periudhat e sigurimit bashkohen për realizimin e së drejtës së përfitimit dhe përcaktimin e kohë- zgjatjes së këtij përfitimi, me kusht që ato të mos mbivendosen. Përfitimet e fituara në bazë të legjislacionit të njërës palë nuk mund të reduktohen, ndryshohen, ndërpriten apo anulohen për shkak se përfituesi ka vendqëndrim në territorin e palës tjetër. Për personat që kanë të drejtën e përfitimit nga njëra palë, transferimi i përfitimit bëhet në kushte të njëjta edhe në rastet kur ata jetojnë në një shtet të tretë. Në rastet kur personi që ushtron aktivitet të pavarur në territorin e njërës palë shkon, përkohësisht, për të ushtruar aktivitetin në territorin e palës tjetër, për të, jo më shumë se 12 muaj kalendarikë, prej ditës së largimit të tij, zbatohen dispozitat ligjore të palës së parë, sikur ai ta ushtrojë këtë aktivitet në territorin e vet. Për punonjësit e misioneve diplomatike e posteve konsullore, dhe personat që kanë të njëjtin status me ta, si dhe të punësuarit si shërbime private shtëpiake tek anëtarët e këtyre misioneve dhe posteve, të dërguar në territorin e palës tjetër, do të zbatohen dispozitat ligjore të palës që i ka dërguar.

Bashkimi i periudhave
Në rast se sipas dispozitave ligjore të njërës palë kontraktuese, fitimi, ruajtja ose rinjohja e së drejtës së përfitimit është e kushtëzuar me periudhën plotësuese të sigurimit, organi kompetent i asaj pale kontraktuese, e merr parasysh, nëse është e nevojshme, edhe vjetërsinë e punës të plotësuar sikur ajo të jetë plotësuar në përputhje me dispozitat e saj ligjore, me kusht që periudhat të mos mbivendosen. Periudha e sigurimit, që sipas dispozitave ligjore të palës tjetër kontraktuese, konsiderohet si periudhë sigurimi me kohë të zgjatur, gjatë përfitimit të së drejtës do të merret parasysh në zgjatjen efikase. I siguruari në njërën palë kontraktuese, i cili nuk i plotëson kushtet për të drejtën e përfitimit, institucioni kompetent e merr parasysh edhe vjetërsinë e punës së plotësuar në një shtet të tretë me të cilin të dyja palët kontraktuese kanë nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen shoqërore, ku është parashikuar bashkimi i periudhave të sigurimit, të plotësuara në shtetet e treta. Nëse me shtetin e tretë ekziston një marrëveshje e lidhur për sigurimet shoqërore, vetëm njëra palë kontraktuese, institucioni i asaj pale kontraktuese për shtetasit e vet e merr parasysh periudhën e sigurimit të plotësuar në shtetin e tretë.

 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë