Marreveshja PD- PR‏, Duka: Brenda këtij
muaji do nisin takimet me 10 kryebashkiakët e PD

Zbatimi i marrëveshjes në nivel lokal në mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane ka qënë në qëndër të diskutimeve gjatë analizës së rezultatit të republikanëve në zgjedhjet 21 Qershorit, ku përvec kryesisë së PR- së në Shkoder ishin të pranishëm Deputeti i republikanëve Agron Duka si dhe N/ Kryetari i kësaj force politike Arjan Madhi. Ka qënë deputeti Duka ai I cili ka bërë të ditur se brenda këtij muaji do nisin takimet me 10 kryebashkiakët e PD- së me qëllim zbatimin e marrëveshjes.

Nga ana tjetër Duka ka kërkuar angazhim në forcimin e strukturave të republikanëve pasi sipas tij PR- ja duhet të bëhët gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërsa nuk ka përjashtuar mundësine edhe të zgjedhjeve të parakohshme.

Analiza e zgjedhjeve vendore ka qënë në fokus së kryesisë së Partisë republikane në Shkodër ndërsa ka nisur puna për ringritjen e strukturavë në të 5 bashkitë e qarkut Shkodër, ku kjo forcë politike krahauar me vitet e shkuara ka njohur rritje ne vota.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Morën pakistanezin, e dhunuan dhe i vodhën eurot! 2 persona në pranga