Pas marrëveshjes për ekstradimet me Spanjën dhe mbi 14 arrestime të personave në territorin shqiptar, pritet firma e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për dy rastet e para. Report Tv mëson se pas vendimeve të gjykatave që kanë lejuar ekstradimet në tryezën e Manjës ndodhen dosja e ish drejtorit të Ujësjellësit Kurbin, Alfred Prodani dhe e bosit të Porcelanosës, Nikolin Janina.Në rast se Manja firmos për lejimin e ekstradimit atëherë do jenë rastet e para. Në të kundërt atyre do t’i kovertohet dënimi i pakryer në Spanjë për tu kryer në Shqipëri.
Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7-maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.
41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës". Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanosa, me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
19%
-
Pak
10.5%
-
Aspak
70.5%
Vota total: 105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
20 Janar, 16:18
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madrid
19 Janar, 21:08
Duke marre parasysh llojin e krimit dhe rrezikshmerine,Prodani mund te lejohej t'a bente denimin ne vend;Janina duhet derguar ne Spanje patjeter,po te kihet parasysh cfare lloj drejtesie kemi,ekstradimi eshte nje //must//.
PërgjigjuCoi ne spanje direkt ska vend per diskutim. Urgjentttt
PërgjigjuKy janina me mire eshte ne burg se sa ne shtepi ...e rreh gruaja ne shtepi tre her ne dit.
Përgjigju