SHENGJIN-  Është pikërisht një shesh pranë kalatës së Portit të Shëngjinit, ku do të ndërtohet qendra e karantinës për refugjatët. Në një intervistë për Report TV, drejtori i Portit të Shëngjinit, Sander Marashi tha janë kapacitet e mjaftueshme për të ngritur qendrën, pa penguar punën e përditshme në përpunimin e anijeve të mallrave.

Drejtori i këtij institucioni Sandër Marashi i cili në një prononcim për Report Tv konfirmon se kemi të bëjmë me një pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian.

 

“Porti i Shëngjinit i ka të gjitha kapacitetet të kryejë këtë operacion që ka ndërmarrë shteti italian pa cënuar punën. Do të jetë pikë karantine nën juridiksionin e shtetit Italian. Do të thotë që refugjatët do të vijnë në portin e Shëngjinit“ thotë Sandër Marashi

Një ditë pas nënshtrimit të protokollit Rama-Meloni në Romë, drejtori i Portit të Shëngjinit konfirmon se karantina në Shëngjin do të jetë vetëm tranzit, pasi nga porti refugjatët do të transportohen me autobus në strukturen pritëse që do të ngrihet në Gjadër. 

"Nuk kanë asnjë kontakt me banorët e Shëngjinit e në Lezhë. Do të vijnë do të karantinohen e do të hipin në autobusë"

Në bazë të marrëveshjes Italia do të financojë dhe menaxhoje dy struktura në Shëngjin dhe Gjadër. Puna për ngritjen e tyre pritet të nisë brenda pak ditësh dhe të përfundojë në pranverën e 2024-ës.
Ndërkohës sipas mediave italiane, një zëdhënëse e Komisionit Europian ka deklaruar se BE është në kontakt me autoritetet italiane për të marrë detaje mbi marrëveshjen.

Zv.ministri i Shtetit të Italisë Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘Corriere Della Sera' se strukturat do të jenë me status ekstraterritorial dhe se procedura do të zgjasë 28 ditë. Emigrantëve do u vlerësohet  kush ka të drejtën e pritjes. Të tjerët do të riatdhesohen drejtpërdrejt

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Agjencia për Median dhe Informimin zbardh disa nga nenet e marrëveshjes së firmosur me Italinë për refugjatët: Jo më shumë se 3 mijë në të njëjtën kohë

Agjencia për Median dhe Informimin ka zbardhur detaje në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ku ka publikuar disa nga nene të marrëveshjes së nënshkruar nga kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe homologia Italiane, Giorgia Meloni.

Megjithëse drafti i firmosur ende nuk është bërë publik, MIA thekson se në Shqipëri nuk do të mbërrijnë më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë. Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Sakaq në neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin Maksimal të migrantëve të strehuar: jo më shumë se 3000 migrantë të strehuar në të njëjtën kohë.

Ndërkaq neni 6 i marrëveshjes sipas MIA specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Në neni 9 të marrëveshjes specifikohet se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.