Kampet e emigrantëve, avancojnë punimet në Shëngjin e Gjadër! Emigrantët e parë priten në fund të nëntorit! Report Tv sjell pamjet me dron

Në portin e Shëngjinit aty ku pritet të mbërrijnë emigrantët e parë në muajin nëntor, punimet kanë ecur me ritme të shpejtë. Report TV sjell pamjet nga kantieri i ndërtimit si në port ashtu dhe në Gjadër ku do të jete qendra pritëse. Kampet ndërtohen nga qeveria italiane në bazë të marrëveshjes me qeverinë tonë për strehimin e përkohshëm të emigrantëve që aplikojnë për azil. 

Këto janë pamjet me dron brenda kantierit të ndërtimit të qendrës pritëse për emigrantët portin e Shëngjinit. Struktura e llojit kapanon është ngritur dhe  punohet për sistemimin e ambienteve të brendshme.

Punimet po ecin me ritme të shpejta me qëllim që gjithçka të jetë gati brenda këtij muaji kur pritet të mbërrijë grupi i parë i emigrantëve. Krahas qendrës pritëse në Portin e Shëngjinit, po vijojnë punimet edhe në Gjadër të Lezhës, për dy kampet që do shërbejnë për strehimin e emigranteve. Siç shihet në pamjet, këtu punimet me ecin me ritëm më të ngadaltë dhe struktura nuk është ngritur ende.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë, emigrantët nga vendet e treta pritej të mbërrinin në fund të majit por sipas mediave italiane punimet pritet të zgjasin deri në nëntor për shkak të nisjes me vonesë.

Qendra që po ndërtohet në Portin e Shëngjinit, do të shërbejë për pritjen e tyre. Këtu do të mbahen në karantinë për 48 orë dhe më pas do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit. Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona. Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrante: 08/05/2024 17:40

    Poshte marreveshja fashiste Meloni-Rama!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi në helikopter

Pak para aksidentit, publikohen pamjet e presidentit Raisi në helikopter