TIRANE- Bashkia e Tiranës ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit me fondin shqiptaro-amerikan për fondin e punësimit. Kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se me realizimin e kësaj marrëveshje, 1 milionë dollarë do t’i përkushtohen biznesit të vogël dhe të mesëm në kryeqytet, në mënyrë që të nxitet punësimi. Basha tha se me fondet shtesë do të mundësohet rritja e punësimit dhe ofrimin e trajnimeve dhe granteve për të rinjtë.
“Bashkia e Tiranës mund dhe duhet të bëjë diçka për zhvillimin ekonomik, për klimën ekonomike dhe punësimin. Në 3 vite Bashkia Tiranë reduktoi taksat. Me fondin e punësimit do të ofrojmë trajnime dhe grante për të rinjtë. Kur ka vullnet përkushtim dhe vizion për të mundësuar rritjen ekonomike dhe punësim, aty gjenden edhe mënyra. Fondet e bashkisë janë në dispozicion të punësimit. Me këtë marrëveshje përkushtojmë edhe 1 mln dollarë të tjera për biznesin e vogël dhe të mesëm në qytetin e Tiranës. Nevojat në qytetin e Tiranës janë të mëdha, por biznesi është motori i zhvillimit ekonomik të qytetit dhe vendit”, tha Basha.
Kryetari Bashkisë Lulzim Basha ka firmosur një fond prej 5,2 mln $ me fondacionin shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe partnerë të tjerë, për të dhënë kredi për bizneset e vogla dhe të mesme në Tiranë, të cilat nuk kanë mundur të marrin kreditim nga Bankat e Nivelit të Dytë.
Basha nuk hezitoi të bëjë krahasimin në raport, midis fondeve të lëshuara për punësimin nga Bashkia dhe Qeveria e majtë.
Të pranishëm, kreu i fondacionit shqiptaro-amerikan të zhvillimit, Michael Granoff, si dhe kreu ekzekutiv i njërës prej kompanive që dhanë fondin, Michael Gold, të cilët u shprehën se projekte të tilla të suksesshme, janë prej 10 vitesh në Maqedoni dhe Kosovë.
Michael Gold pohoi se kreditë që do jepen nuk do jenë konkurruese me institucionet e tjera dhe se veprimtaria do të mbikëqyret nga Banka Qendrore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com