Marrëveshja për uljen e tarifave roaming me BE, Varhelyi: Do jetë përfitim për qytetarët! Do të sjellë çmime më të mira dhe oferta të larmishme

Nga 1 tetori i vitit 2023 do të hyjë në fuqi marrëveshja e nënshkruar për heqjen e tarifave Roaming mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme në Tiranë gjatë samitit të përbashkët mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dhjetëra operatorë telefonikë kanë qenë të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes që pritet të sjellë larmishmëri të ofertave dhe të çmimeve sa i takon paketave Roaming. Komisioneri europian, Oliver Varhelyi në konferencën e mbajtur pas firmosjes së kësaj marrëveshje ka deklaruar se operatorët të cilët kishin nënshkruar përbënin numrin më të madh të trafikut të telekomunikacionit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se kjo marrëveshje do të jetë një përfitim për të gjithë qytetarët, por edhe për bizneset.

“Operatorët kanë nënshkruar këtë deklaratë të sotshme, janë ata që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Jam më se i sigurt se nuk janë vetëm shumica, por do bëhen mes kësaj marrëveshje shumica dërrmuese. Ky zotim. Qytetar do fillojë ta përdorin më shumë. Qytetarët dhe bizneset do përfitojnë shumë”-tha komisioneri.

Ndërsa ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha gjithashtu se firmosja e kësaj marrëveshje pritet të sjellë shumë ndryshime pozitive për qytetarët shqiptarë.

“Do të nënvizoja se falë kësaj marëveshje prej vitit të ardhshëm qytetarët do përjetojnë konkretisht ndryshime të mëdha dhe pozitive.  Do zgjerohet aksesi në larmishme me çmime gjithmonë e më të mira të paketave roaming. Ky angazhim do të ndërmerret edhe nga operatorët e tjerë. Do të rritet edhe cilësia e shërbimit”-tha Balluku.

Njëri prej përfaqësuesve të kompanive celulare që bëhen pjesë e marrëveshjes sqaroi se impakti do të jetë pozitiv jo vetëm tek konsumatorët, por edhe tek bizneset. Ndërsa Presidentja e Komisionit Europain Ursula Von der Lyen e sheh dokumentin e firmosur këtë të martë, një mundësi të shkëlqyer për të afruar njerëzit.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Marrëveshja për roaming, Varhelyi: Do jetë përfitim për qytetarët

 

Komisioneri i për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp ka folur përfitimet që sjell marrëveshja roaming mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

“Operatorët kanë nënshkruar këtë deklaratë të sotshme, janë ata që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Jam më se i sigurt se nuk janë vetëm shumica, por do bëhen mes kësaj marrëveshje shumica dërrmuese. Ky zotim. Qytetar do fillojë ta përdorin më shumë. Qytetarët dhe bizneset do përfitojnë shumë. Që prej hapit të parë që dëshmuan dhe duhet të hedhim sytë. Hapi i parë ishte që rajoni i Ballkanit Perëndimor ra dakord të ulë tarifat brenda rajonit, kjo tregoi një prirje që do të çojë edhe më tej dhe do të shumëfishohet në raste të veçanta.

Për shkak të reduktimit të tarifave roaming, që është një mundësi e mirë biznesi për operatorët, por detyrë për ne në rajon që të krijojmë dhe të hartojmë kuadrin rregullator me BE. Jo vetëm me çmimet, por edhe me kushte dhe termat”, tha Varhelyi.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës