‘Butrinti’ diskutohet në Kuvend, Apollon Baçe në protestë: Parlament njësustësh! Hodges antishqiptar, ka pretenduar se Sarandën na e falën! 60 mln fitime do i kalojnë Fondacionit

Në pragun e Parlamentit ku diskutohej marrëveshja për administrimin e Butrintit, akademiku Apollon Baçe e një grup aktivistësh bënë protestën e tyre.

“Po ndodh njësoj si me inceneratorët, ato djegin plehrat ky ligj për Fondacionin djeg pasurinë kulturore”, thotë akademiku Apollon Baçe.

Baçe hodhi poshtë, edhe argumentimin e mazhorancës se fondi 6.18 milionë dollarë i angazhuar nga AADF, në një kohë që Shqipërisë i duhet të shtrëngohet tek kursimet, do të shërbejë në të mirë të trashëgimisë kulturore në Butrint.

"Butrinti sot paguhet 2.1 milionë dollarë (Kjo është shuma që duhet të transferohet nga qeveria në Fondacionin e Menaxhimit të Butrintit) dhe thuhet se do futet afro 6 milionë euro nga ana e këtyre të AADF. Pyetja që shtrohet është, ku do yë venë?!  Nuk lejohet të futet asnjë lekë më tepër, meqenëse është e ndaluar nga ana e UNESCO-s  atëherë këto janë lekë që do përdoren për disko për bare dhe e bukura është se 1/3  do ta paguajë populli me lekët e tija”, thotë arkeologu.

Nëse menaxhimi përmes OJF-ve, do të kishte qenë një model suksesi, atëherë sipas Baçes do të ishte aplikuar edhe në vendet fqinje, ku në fakt menaxhimi është i përqendruar në dorën e shtetit.

“Giora Solar që është numri një në botë thotë se nuk ka ndodhur ndonjë herë tjetër dhe Fondacioni të jetë ai që do të përfitojë nga ky ligj. Këtu do kemi përfitim diku te 60 milionë  lekë në vit që do t’i kalojnë këtij Fondacioni. Ligjet e UNESCO-s dhe Konventa e Parisit  e ndalojnë diçka të tillë. Këtu është një parlament njësustësh ku shtypet susta  dhe ngrihet dora.”, thotë Baçe.

Sa i përket detyrës që i është dhënë arkeologut britanik Hodges si palë e tretë, që të ruajë balancën midis Fondacionit dhe Ministrisë, si bashkëthemelues, akademiku hedh dyshime mbi qëllimet e tij.

Në fakt studimet e Hodges lidhur me Butrintin, janë përdorur edhe në Marrëveshje, si referenca kryesore, ku specialistët vendas pretendojnë se janë shpërfillur.  Ndër të tjera në këtë plan menaxhimi shkruhet se “Në veçanti, grekët e shohin Butrintin si një magnet të fuqishëm për zhvillimin e turizmit në pjesën veriore të vendit të tyre”...

“Nuk ka të bëjë fare shteti shqiptar në të gjithë këtë, por Richard Hodges, i cili nëpërmjet të tjerëve , jo vetëm për Butrintin që nëpërmjet të tjerëve thotë është grek. Por, thotë “ Saranda,  ky qytet i bukur që fuqitë e mëdha ja falën gabimisht Shqipërisë”. Pra në krye të Fondacionit vihet një antishqiptar. Ky do bëjë një lëmsh se nuk është as specialist! Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafir, nga ana tjetër fitimet i kalojnë Fondacionit jo shqiptarëve”

Baçe rrëzon edhe pretendimin, që shkruhet në marrëveshje se “Nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sitit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët e stafin”.

“Brenda në Butrint shpenzimet janë maksimumi 50 deri në 100 mijë bashkë me rrogat , ku do i fusin lekët e taksave këta”, thotë akademiku.


Lajmi kryesor:

Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres