Nënshkrimi i marrëveshjes për Skavicën mes kompanisë amerikane Bechtel dhe KESH është përshëndetur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja rendit disa arsye se pse kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme ku do të fuqizojë Shqipërinë në pozicionin e saj si eksportuese e energjisë në rajon dhe do të fuqizojë ekonominë e saj.
Ambasadorja Kim shton se kjo marrëveshje shënon dhe përparim për përthithjen e investimeve amerikane në Shqipëri, një nga prioritet që ambasadorja ka vendosur në detyrën e saj gjatë mandatit në Tiranë.
“Marrëveshja me hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një përparim të ri në biznes mes SHBA-së dhe Shqipërisë; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; dhe pozicionin e Shqipërisë për të qenë një eksportues neto i furnizimit me energji, diversifikimit dhe sigurisë në rajon”, shkruan Kim
Dy ditë më parë u nënshkrua kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. Ky HEC-i do të ndikojë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve gjatë dimrit në zonën e nën Shkodrës dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit.
Kontrata me kompaninë amerikane do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të përfshihen propozimi i kompanisë së bashku me mbështetjen financiare që do jetë nga vetë kompania, do të zhvillohen studime gjeologjike, do të përgatitet projekti teknik, do vlerësohet ndikimi mjedisor dhe më pas do të dilet në një ide përfundimtare dhe zgjat 18 muaj. Ndërsa faza e dytë konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori blof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit
29 Dhjetor 2024, 20:17
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
DASH e shpalli kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Kim takon dhe uron Dumanin! Uashingtoni: Rikonfirmim i mbështetjes ndaj Shqipërisë
10 Dhjetor 2024, 16:39
-
Edison Ypi: Bar gastronomik
27 Nëntor 2024, 15:45
-
Spahiu: Suksesi i Trump në Shqipëri në mandatin e parë, ishte krijimi i SPAK dhe dekretimi ambasadores Yuri Kim
9 Nëntor 2024, 17:51
-
Kandidatura e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David Kostelancik “ngec” në senat
28 Shtator 2024, 07:56
-
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
25 Shtator 2024, 13:06
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator 2024, 09:45
-
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
31 Gusht 2024, 12:11
-
Vit i thatë/ Bie me 19% sasia e energjisë së prodhuar! Biznesi me kursim, familja harxhoi më shumë
28 Gusht 2024, 15:53
-
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
6 Gusht 2024, 16:56
-
Ardhja e Ambasadorit të ri të SHBA, Kreshnik Spahiu: Berishës e Metës do iu duket lule Yuri Kim
30 Qershor 2024, 07:51
Mire moj zonja Kimke. Per ty marreveshka ne leter qenka fakt. Dhe sapo u tha boja, vu korenti neper tela. Ca ben Amerika mor vlla. Kur Bektel neneshkruante me Salen per autostraden, Rama e quante kriminel dhe Bektelin pale private. Dhe faqeziu Sali na cante beshet per Shqiperine superfuqi energjitike ne ballkan. Tani ose Sala eshte shenjt ose keto qe flasin njesoj jane pushta, si ai.
Përgjigju