Përplasje e ashpër në transmetim global mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje.

“Duhet të jeni mirënjohës”, bërtiti Trump.

“Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra”, iu përgjigj prerazi Zelensky, i cili ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshjen mbi mineralet.

Në fund, konferenca e përbashkët për shtyp u anulua. Nuk pati asnjë firmë për marrëveshjen mbi mineralet e rralla. Gjithçka u prish.

Trump e kërcënoi presidentin ukrainas: “Ose bëni një marrëveshje, ose ne largohemi! Pa armët amerikane, do ta kishit humbur luftën për dy javë”, duke e rënduar edhe më tej tonin e tij dhe duke e fyer Zelenskyn:

“Nuk je edhe aq i zgjuar”.

Në një moment, Trump iu drejtua Zelenskyt me një paralajmërim të ashpër: “Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” dhe e vuri përballë një realiteti të hidhur: “Ukraina do të duhet të bëjë kompromise me Rusinë për të arritur një armëpushim”.

Por Zelensky refuzoi prerazi: “Putin është një vrasës – nuk dua kompromise”.

Takimi që duhej të ishte vendimtar për të ardhmen e luftës, u shndërrua në një moment historik, por jo për arritjen e paqes, por për përplasjen e ashpër mes dy liderëve.

“Problemi është se të kam dhënë fuqinë për të qenë i ashpër – tha Trump – dhe nuk mendoj se do të ishe i tillë pa Shtetet e Bashkuara. Populli yt është shumë i guximshëm, por ose do të bësh një marrëveshje, ose ne largohemi. Dhe nëse largohemi, do të luftoni vetëm. Nuk besoj se do të jetë mirë, por do të luftoni. Nuk ke karta në dorë, por nëse firmosim këtë marrëveshje, do të jesh në një pozicion shumë më të mirë. Do të jetë një marrëveshje e ndershme. Nuk është aspak e hijshme që nuk tregon mirënjohje”.

Dhe vazhdoi: “Duhet të jesh mirënjohës, populli yt po vdes. Na thua se nuk dëshiron armëpushim, se dëshiron këtë ose atë. Nëse ke mundësi të sigurosh një armëpushim, duhet ta pranosh, që plumbat të ndalen”, shpjegoi Trump.

Zelensky reagoi prerazi: “Sigurisht që duam ta ndalim luftën – por ajo që të kërkova janë garanci”.

Pas kësaj, Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë. Qëndroi në rezidencën presidenciale vetëm për dy orë e njëzet minuta. Konferenca e shtypit, ku do të duhej të nënshkruhej marrëveshja për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase, u anulua. Dhe Trump e mbylli kapitullin me këto fjalë: “Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, Trump akuzoi Zelenskyn se “mungesa e tij e respektit ndaj Shteteve të Bashkuara” ishte e pafalshme.

“Sot në Shtëpinë e Bardhë patëm një takim shumë domethënës – shkroi ai. – Është befasuese ajo që del nga emocionet, dhe e kuptova që presidenti Zelensky nuk është i gatshëm për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai beson se angazhimi ynë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ka treguar mungesë respekti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Kirill Dmitriev, një i dërguar special i presidentit rus Vladimir Putin, reagoi ndaj një videoje të përplasjes në platformën X me një fjalë të vetme: “historike.”

Titulli i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS raportoi se Zelensky “ndërhyri, debatoi dhe u tregua i pasjellshëm me shtypin.”

Ndërkohë, një tjetër media shtetërore ruse, RIA Novosti, shkroi në titull: “Histeria e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë trondit Radën,” duke iu referuar parlamentit ukrainas.

Vizita e Zelenskyt në Uashington, ka një fillim të vështirë. Donald Trump donte ta anulonte atë, por - sipas transmetuesit francez Bfmtv - udhëheqësi i Elysée Emmanuel Macron e bindi atë ta takonte. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Moska: Si e mbajtën veten Trump dhe Vance pa e goditur Zelenskyn, është një mrekulli e vetëpërmbajtjes

1740779390_80000fb7ac866e0d6aacecfcddcd9.jpg

Maria Zakharova

Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka lëshuar një deklaratë në emër të diplomacisë ruse, ku “vlerëson” vetëpërmbajtjen e Donald Trump dhe JD Vance në takimin shumë të tensionuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Zakharova-s, fakti se presidenti dhe zv.presidenti amerikan nuk e kanë goditur Zelenskyn, është një “mrekulli e vetëpërmbajtjes”.

“Mënyra se si Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën Zelenskyn është një mrekulli e vetëpërmbajtjes”, shkroi Zakharova pas takimit.

Ora 21:09
Reagimi i parë nga Moska për debatin Trump-Zelensky: Përplasje historike

1739560538_moskaok.jpg

"Përplasja e Trump me Zelenskyn është historike" – ka deklaruar një zyrtar i lartë i Moskës, sipas mediave të huaja.

Ora 21:04
Përplasja Zelensky - Trump! Reagon Musk: E shkatërroi veten para syve të amerikanëve! Macron krah presidentit të Ukrainës: Duhet respektuar kush lufton agresonin rus

1740771925_USUKRAINEDIPLOMACYTRUMPZELEN.jpg

Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Miliarderi dhe këshillitari i posaçëm i Trump, Elon Musk tha se ‘Zelensky e shkatërroi veten para syve të amerikanëve’

Ndërkohë presidenti i Francës Emmanuel Macron doli në krah të Zelenskyt.

“Ekziston një agresor rus dhe duhet të respektojmë ata që e luftojnë që nga fillimi’ tha Macron

Ora 20:50
CNN: Sekretari amerikan i Shtetit i tha Zelenskyt se duhej të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

1740772324_MarcoRubioVolodymyrZelensky0.jpg

Marco Rubio dhe Volodymyr Zelensky

Donald Trump i kërkoi Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz, t’u komunikonin zyrtarëve ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Volodymyr Zelenskyn, që të linin ndërtesën.

Lajmi raportohet nga CNN.

Ora 20:24
Reagon Zelensky pasi Trump e përzuri nga Shtëpia e Bardhë: Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

1740771038_cfffbac0f60411ef9e6171ee71f2.jpg

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë (sipas mediave amerikane, me kërkesë të presidentit Donald Trump).

"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit president, Kongresit dhe popullit amerikan.
Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë",- shkruan Zelensky. 

Ora 19:52
Media: Trump i kërkoi Zelenskyt të largohej nga Shtëpia e Bardhë

1740768919_0632202528530.jpg

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar homologut të tij Volodymyr Zelenskyt të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjes mes tyre. Lajmi raportohet nga Fox News.

Ora 19:32
Pas përplasjes me Trump, Momenti kur Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, anulohet konferenca për shtyp! Presidenti amerikan: Nuk respektoi SHBA-në

1740769833_gettyimages22018333612.jpg

Presidenti Donald Trump ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pas debatit me tone të larta mes tyre në Zyrën Ovale.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social 'Truth Social', Trump shprehet se Zelensky nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre Ovale dhe se ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe",- shkruan Trump.

Me largimin e liderit ukrainas, marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit për mineralet e rralla ukrainase mbetet e paarritur, pasi në këtë takim pritej firmosja e saj nga dy palët.

Ora 19:28
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA vë duart në kokë gjatë përplasjes Trump-Zelensky në Zyrën Ovale (FOTO)

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, u pa duke mbajtur kokën me duar teksa dëshmonte takimin e tensionuar mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump të premten, sipas një fotografie të realizuar brenda dhomës nga gazetarja e CNN, Kaitlan Collins.

Ora 19:12
JD Vance qorton Zelenskyn në Zyrën Ovale: A ke thënë ndonjëherë faleminderit gjatë këtij takimi? Në tetor erdhe në SHBA dhe bërë fushatë për demokratët

1740766535_7c262741658440c9b7ea62717775.jpg

Trump akuzoi Zelenskyn se po "luan kumar me Luftën e Tretë Botërore" dhe e drejtoi gishtin ndaj tij.

"Ajo që po bën është mosrespekt ndaj këtij vendi – vendi që të ka mbështetur shumë më tepër sesa shumë njerëz mendonin se duhej të kishte bërë," – tha Trump.

Zelensky u përgjigj me qetësi: "Me gjithë respektin për vendin tuaj."

Në këtë moment ndërhyri nënkryetari i SHBA-së, J.D. Vance: "A e ke thënë ndonjëherë 'faleminderit' gjatë këtij takimi?"

Zelensky u përgjigj: "Shumë herë."

Vance e sfidoi sërish: "Jo, gjatë gjithë këtij takimi, a e ke thënë 'faleminderit'?"

"Në tetor shkove në Pensilvani dhe bëre fushatë për opozitën. Jep disa fjalë mirënjohjeje për SHBA-në dhe për presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tënd," – tha Vance.

Zelensky u përpoq të përgjigjej: "Ju lutem, a mendoni se nëse flisni shumë me zë të lartë për luftën..."

Trump e ndërpreu: "Vendi yt është në telashe të mëdha."

Ora 18:56
Trump i bërtet Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë: Pa SHBA-në, do ta kishit humbur luftën për 15 ditë

1740765523_0e1e2df0f5fb11ef896ed7e7fb17.jpg

Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 20 minuta në Zyrën Ovale, ku në një moment presidenti amerikan i tha liderit ukrainas: "Pa armët e Shteteve të Bashkuara, do ta kishe humbur luftën për dy javë".

Gjatë debatit, Trump e ofendoi Zelenskyn duke i thënë se "nuk është edhe aq i zgjuar".

Ora 18:49
Përplasje e ashpër mes Trump dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale, presidenti ukrainas: Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra

1740765091_67c1f0a9d0a83.jpg

Edhe mediat ukrainase kanë raportuar për përplasjen e papritur verbale mes Volodymyr Zelensky, Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë. Sipas agjencisë Unian, Zelensky tha se Ukraina ende është e aftë të mbrohet dhe t'i rezistojë Rusisë, ndërsa Vance u kundërpërgjigj duke theksuar se SHBA ka shumë probleme të veta.

Debati mes tyre u bë i tensionuar kur Trump ndërhyri, duke i thënë Zelenskyt se duhet të jetë mirënjohës, pasi "nuk ka kartat në dorë", dhe se nuk mund t'i thotë Uashingtonit 'dua këtë, dua atë'".

Në përgjigje, presidenti ukrainas u shpreh qartë: "Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra".

Ora 18:43
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Vance sulmon Zelenskyn: Je i pasjellshëm

1739627329_jdvance.JPG

Nënpresidenti amerikan JD Vance kritikoi presidentin ukrainas Zelensky, duke i thënë se është "i pasjellshëm" që shkon në Zyrën Ovale dhe debaton përpara mediave amerikane.

Më pas ai e ashpërsoi më tej kritikën, duke i kujtuar Zelenskyt se kishte shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën, duke iu referuar ndalesës së tij atje gjatë fushatës elektorale për të vizituar një fabrikë armësh.

Ora 18:20
Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Ukraina do të duhet të bëjë kompromis për armëpushim! E shoh veten si një arbitër mes Kievit dhe Moskës

1740763401_3b4767007a1b45f3b17fcb36c7cf.jpg

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt 2025

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, luftën në Ukrainë dhe një marrëveshje strategjike për mineralet e rralla.

Trump e quajti këtë marrëveshje "një marrëveshje e jashtëzakonshme për Ukrainën", duke e cilësuar atë si një fitore ekonomike për Kievin.

Marrëveshja do të firmoset në East Room të Shtëpisë së Bardhë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Sa i përket situatës në Ukrainë, Trump deklaroi se e konsideron veten një "arbitër dhe ndërmjetës" mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Jam këtu si një arbitër, si një ndërmjetës, për të ndihmuar në uljen e tensioneve midis dy palëve që kanë qenë shumë armiqësore," tha ai nga Zyra Ovale.

Megjithatë, Trump theksoi se Ukraina duhet të bëjë kompromise për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Rusinë. Kjo deklaratë pritet të ngjallë reagime, pasi Zelensky ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se "nuk do të ketë kompromise me Putinin".

Ora 18:13
Zelensky nga Shtëpia e Bardhë: Dua të di çfarë janë gati të bëjnë SHBA-të për Ukrainën se Europën e kemi parë

1740762898_180134885070d4d51d42f428a968.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se dëshiron të dijë se çfarë mbështetjeje është e gatshme të ofrojë Uashingtoni.

"E kam kuptuar çfarë është e gatshme të bëjë Evropa, tani dua të pyes presidentin Trump se çfarë janë gati të bëjnë Shtetet e Bashkuara",- tha Zelensky.

Gjatë konferencës, ai u shpreh i prerë ndaj liderit rus, duke deklaruar: "Putin është një vrasës, nuk dua kompromise."

Në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla mes Ukrainës dhe SHBA-ve, Zelensky theksoi rëndësinë e saj, duke thënë: "Shpresoj që ky dokument të jetë një hap përpara."

Ora 17:33
Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Qenke veshur formalisht sot

1740760548_1730026868eef99e8e74644b0acb.jpg

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt 2025

Donald Trump priti Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh dhe një konferencë për shtyp. "Është veshur mirë, është elegant," tha presidenti amerikan për liderin ukrainas, i cili kishte veshur një bluzë polo dhe pantallona të zeza.

Sapo i shtrëngoi dorën Zelenskyn Trump tha: “Qenke veshur formalisht sot”, duke ironizuar presidentin ukrainas për veshjen e tij sportive që ka ne çdo takim apo dalje publike.

Zelensky nga ana tjetër, dukej qartë në siklet nga takimi me Donald Trump.