Marrëveshja me Italinë/ Anija ‘Libra’ solli në Shëngjin 8 emigrantë, 2 kthehen në Itali, 6 në kampin e Gjadrit
Do të kthehen në Itali 2 nga 8 emigrantët që u sollën sot në mëngjes në Shëngjin me anijen 'Libra' . Dy emigrantët janë futur në kategorinë 'vulnerabël'
Lezhë- Do të kthehen në Itali 2 nga 8 emigrantët që u sollën sot në mëngjes në Shëngjin me anijen 'Libra' . Dy emigrantët janë futur në kategorinë 'vulnerabël'.
Ndërsa 6 të tjerë kanë hyrë në kampin e Gjadrit.
Anija “Libra” e marinës italiane, me 8 emigrantë në bord; 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi, zbarkoi sot rreth orës 8:00, (8 Nëntor), në Portin e Shëngjinit.
Pas procedurave brenda anijes, në orën 09:00, emigrantët zbritën grupe-grupe dhe u vendosën në qendren pritëse brenda portit të Shëngjinit. Aty kryhet identifikimi dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus emigrantët dërgohen në kampit e Gjadrit. Operacioni zhvillua nën masa të sigurie, të karabinierëve italianë dhe policisë shqiptare.
Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Marrëveshja me Italinë, 2 emigrantë kthehen drejt Italisë, 6 futen në kampin e Gjadrit
Kanë mbërritur në kampin e Gjadrit 6 nga 8 emigrantët afrikanë të cilet zbarkuan mengjesin e sotëm në Shëngjin.
Dy prej tyre kane rezultuar me probleme dhe janë kthyer drejt Italisë, ndërsa 6 të tjerët do i nenshtrohen procedurave në kampin e Gjadrit.
Transporti i emigrantëve është bërë me autobuz nën masa të rrepta sigurie.