Marrëveshja Rama-Basha penalizon
rëndë LSI, PDIU dhe partitë e vogla

Marrëveshja Rama-Basha penalizon<br />rëndë LSI, PDIU dhe partitë e vogla
Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës përpos ministrave, zv.kryeministrit, drejtorëve dhe krerëve të disa institucioneve teknikë, ka dhe një pike që bën fjalë për regjistrimin e partive politike ne zgjedhje.

Kështu, një nga pikat e marrëveshjes mes kreut të PS dhe PD ku nënvizohet në mënyrë taksative që partitë të hyjnë secila në zgjedhje, ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël.

Sepse i penalizon rëndë këto parti.

Pikërisht pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës.

Regjistrimi i listave shumëmërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017”.

Çfarë do të thotë se nuk ka koalicione parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Dhe me sa duket Rama dhe Basha janë kujdesur deri në detaje që kjo pikë të shënohet dhe të evidentohet, duke penalizuar në këtë mënyrë të gjitha partitë e vogla politike.

Por më e penalizuar me sa duket është LSI e Ilir Metës, e kaluar në drejtimin e Petrit Vasilit tashmë që kreu historik i kësaj partie është në “udhëtim” drejt Presidencës.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me pikën në marrëveshje që ka të bëjë me faktin që të gjitha partitë politike do të hyjnë vetëm në zgjedhje.

E penalizuar është dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, e cila do të hyjë e vetme dhe ajo në zgjedhje. Dhe kontestimin për këtë marrëveshje PDIU e ka dhënë përmes kreut të grupit dhe numrit dy të saj, Mesila Doda.

Pasi këto dy parti, me pritshmëri të mëdha në rezultat, jashtë koalicionit me partitë e mëdha nuk pritet të marrin rezultatin e menduar.

Aq më tepër me këtë sistem proporcional rajonal që favorizon vetëm koalicionet dhe kryesisht partitë e dyta dhe të treta në koalicione.

Dhe kjo për shkak se vota në këtë rast maksimalizohet dhe partisë së dytë në koalicion i shtohen votat nga partia e parë, ç’ka përkthehet si mundësi për të siguruar mandate deputeti.

Ndërkohë që partitë e tjera të vogla, majtash dhe djathtas, që nuk kanë peshë elektorale duken me të vërtetë në prag të mbijetesës.

Pasi duke hyrë vetëm në zgjedhje e kanë shumë të vështirë të arrijnë një rezultat që të kalojë pragun e mbijetesës dhe të hyjnë në Kuvend.

Pasi në momentin kur numërohen votat dhe nis llogaritja e mandatave, sistemi proporcional rajonal që sanksion Kodi Zgjedhor, favorizon partitë e vogla vetëm në rastet kur ato mund të jenë në koalicion.

Ndryshe e kanë të pamundur të kenë deputetë në Kuvend.

Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla.

Në këtë mënyrë LSI, PDIU dhe partitë e tjera të vogla janë të penalizuar nga marrëveshja Rama-Basha, që do të përkthehet me më pak mandate nga aleatët në zgjedhjet e 25 qershorit.

I vetmi “ngushëllim” nëse Basha e mban fjalën, është se krerët e partive parlamentare të opozitës do të jenë në listat preferenciale të PD.

Ndërsa për partitë e majta që kanë qënë në mazhorancë deri më tani as që bëhet fjalë, pasi i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ dhe janë miratuar./TemA-m.a.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot