Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët dërgohet në Gjykatën e BE! GJED refuzon shqyrtimin urgjent, ngec zbatimi?
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
Edhe pse tashmë i ratifikuar nga të dyja vendet dhe në proces zbatimi marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve azilkërkues në vit në Shëngjin dhe Gjadër është e rrezikuar nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.
Tashmë procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.
Gjykata e Kasacionit në Itali përmes ministrisë së Brendshme kërkoi nga gjyqtarët sqarimin nëse një direktivë e Bashkimit Evropian që përcakton rregullat në lidhje me pritjen e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, përjashton një ligj të brendshëm të shteteve që parashikon si një masë alternative ndaj ndalimit të aplikantit dhënien e një garancie financiare, shuma e së cilës përcaktohet si një shumë fikse dhe jo një shumë e ndryshueshme alternative dhe proporcionale, raporton La Repubblica.
Marrëveshjes Rama-Meloni u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane GiorgiaMeloni. Ajo parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Portin e Shëngjinit në Lezhë dhe një qendër akomodimi në Gjadër. Italia do të kujdeset për të gjitha shpenzimet ndërsa numri i emigrantëve të akomoduar në një moment të caktuar nuk do t’i kalojë 3000.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43