Nga Berlini ku ndodhet për të çelur ekspozitën e tij të re, kryeministri Edi Rama e quajti hap të rëndësishëm për pavarësinë energjitike të vendit marrëveshjen me SHBA dhe Greqinë në vlerën e 6 miliardë dollarëve për furnizimin e Shqipërisë me gaz të lëngshëm për 20 vite.

“Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik. Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme.  Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it”, tha Rama.

Rama komentoi edhe marrëveshjen e kompanisë shtetërore KAYO për ndërtimin e mjeteve detare në Pashaliman.

“Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë. Një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje, Fincantieri Albania”, tha Rama.

Kreu i qeverisë thotë se këtë javë do të mbahet në Tiranë në datat 6 dhe 7 maj edhe edhe një aktivitet që pararend Kongresi Botëror i ligjit që të zhvillohet në vitin 2027.  Përtej rëndësisë së vetë këtij evenimenti, Rama thotë se përzgjedhja e Shqipërisë si vend pritës për këtë platformë, lidhet drejtpërdrejtë me një vlerësim të lartë të reformës në drejtësi.

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindita: 04/05/2026 09:15

    Cdo me AMERIKEN NUK SHEF CAR BERI AMERIKA ME DUBAIN E VENDET ARABE I LA NE BALT I SULMOI IRANI AMERIKEN E IZRAILIN SI DO NJERI NE BOTE SE JANE GRABIZES VRASES E. EHN BITEN LEMSH PSE SU LIDHE ME GJERMANI E VENDET THERA EUROPES SIDOMOS GJERMANI QE KA NEVOJ DHE SDO TI MARI RUSSIS

    Përgjigju
  • Lala: 03/05/2026 18:22

    Aaaaa Po mir hallall.po ai gazi qe rridhte nga toka pardije anej nga kucova? Ose nafta apo ce deshe.sja vle me ngrit nji rafineri 100 million euro ne shqiperi.me mir me e ble gati cdo gje. A te q..fsha rracen e vdeksh ti kalamojt e tu minjt e catis te tut qe he ne pushtet te lirit qe esht ne burg e te sales qe esht ne ipozit se na keni bo me I rrit kalamojt me mendimin LARGOHU SA ME PARE KNEJ

    Përgjigju
  • Kajo K: 03/05/2026 16:03

    Po greqia ky hyn ketu, se kuptoj

    Përgjigju
  • haha: 03/05/2026 15:33

    Ky cdo gje e sjell si risi dhe thagme te papare. Realisht eshte ne rastin me te mire nje fllucke, dhe nje gje qe mund ti kushtoje vendit. kush do mbaje pergjegjesi me vone? asnje!

    Përgjigju
  • Supaxhiu 300 evro: 03/05/2026 11:30

    Se gazin e lengshem po paguhet dhjet her me shume ,mjaft te shikojm reagimin e fqinjeve italian per cmimin,ndersa rama e prezanton si nje mrekulli e ardhur nga quelli,kaq injorante jane shqiptaret te genjehen me perrallat ?Vlora nuk mund te jet qytet turistik dhe nga ana tjeter dy anijet e ankoruara ne Triport helmojn komplet gjirin e Vlores sepse esht gjiri i mbyllur dhe duhen vite te qarkulloj uji i detit.Te shtojm se aty egzistonte kompleksi kimik i Sod-Pvc i cili prej vitesh ka helmuar komplet gjirin e Vlores,esht cmenduri te bashkjetojn turizmi sebashku me dy anijet qe do te prodhojn gazin e lengshem,Vlora perfundimisht fundoset nga ana e ambjentit.Per kete motiv mbar qytetaret vlonjate duhet t'a kundershtojn me te gjitha mundesit largimin e dy anijeve nga Triporti.

    Përgjigju
  • Luli: 03/05/2026 11:27

    Vetëm rrena

    Përgjigju
  • Arian: 03/05/2026 11:16

    Parashikimet ishin që TEC-i i Vlorës të merrte gaz nga gazsjellësi TAP. Apo varja...

    Përgjigju
    • Albi: 03/05/2026 16:03

      Epo berisha firmosi ta bente falas kalimin e gazit pasi mori parat pervete… keshtu qe tapi perfiton kalimin gratis ne token shqiptare, berisha me shkrlzenin perfitouan miliona nga tapi per xhepin e tyre dhe shqiptaret moren karin e berishes

  • tefik: 03/05/2026 10:59

    Ke mbi 10 vjet qe thu do vesh ne Pune TEC e Vlores,genjeshtra e radhes.

    Përgjigju
    • Tironsi: 03/05/2026 15:18

      O MIKO KY KA QË NGA VITI 2000 QË THOTË TIRANA DO KETË 24 ORË UJË...... UN SE DI SI I BESONI....

  • Sondazhi i ditës: 3 Maj, 22:36

    Deri në 20 vite burg për aksidentet me 2 viktima, a duhet të ashpërsohen dënimet?