Britania dhe Franca të shtunën nënshkruan një marrëveshje që synon t'i japë fund emigracionit të paligjshëm përmes kanalit që lidh këto dy vende.
Duke filluar nga 1 dhjetori, patrullat në plazhet franceze do të dyfishohen dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë dronët dhe radarët, do të përdoren për të zbuluar vendkalimet e mundshme të emigrantëve, tha sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel.
Zonja Patel tha se marrëveshja do të ndihmonte të dyja vendet që "t’i bënin kalimet përmes kanalit plotësisht të pamundshme".
Ajo tha në 10 vitet e kaluara Britania i kishte dhënë Francës gati 200 milionë dollarë për të trajtuar çështjen e emigracionit.
Më shumë se 6,000 njerëz u përpoqën të kalonin kanalin që lidh Francën me Britaninë nga 1 janari deri në gusht të këtij viti.
Autoritetet franceze kanë thënë se në shtator ata kishin kapur më shumë se 1,300 njerëz duke u përpjekur të shkonin në Britani.
Shtatë njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit gjatë përpjekjeve për të hyrë në Britani, ndërsa katër njerëz të tjerë humbën jetën në përpjekje të ngjashme gjatë vitit të kaluar./VOA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.3%
-
Keq
58.8%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 352
Lajme të tjera
-
Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona
24 Prill, 16:23
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48
-
Francë/ Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi 'The Voice'
23 Prill, 10:17
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50
-
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
15 Prill, 22:07
-
Po nisnin çantat me paund për në Shqipëri, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe
15 Prill, 22:03
-
Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
13 Prill, 19:09