Marrëveshje për forcimin e kulturës së ligjshmërisë tek nxënësit, ministrja Kushi: Projekti pilot edukativ anti-korrupsion, kontribut për të përgatitur qytetarët e denjë të së ardhmes
Ministrja e Arsimit Evis Kushi
Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, e cila ka për qëllim promovimin e përbashkët të një projekti pilot edukativ me modul antikorrupsionin.
Ky projekt pilot do të nisë shtatorin e ardhshëm dhe do të zbatohet në katër shkolla të mesme ku mësohet edhe gjuha italiane, dhe do të ketë në fokus mbështetjen e nxënësve për krijimin e kulturës së ligjit dhe qytetarisë së përgjegjshme aktive.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Evis Kushi foli për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe misionin kryesor të MASR në sistemin arsimor:
“Edhe unë jam shumë e nderuar sot që kemi mundësinë të nënshkruajmë këtë marrëveshje për një projekt pilot edukativ me modul antikorrupsionin. Në fakt, misioni kryesor në shkollat tona, në të gjithë sistemin tonë arsimor, është që t’i pajisim nxënësit me njohuri dhe aftësi që nesër të bëhen jo vetëm profesionistë të mirë, punonjës të suksesshëm, por edhe qytetarë të denjë. Për këtë arsye, në shkolla tona ne përpiqemi që t’i edukojmë me vlerat më të mira njerëzore, me vlerat më të mira të qytetarisë dhe demokracisë. Sa më shpejt, në moshë të hershme t’i edukojmë këto vlera tek nxënësit tanë, aq më shumë shanse do të kemi që nesër të jetë vërtetë ata qytetarët e denjë për një shoqëri të shëndetshme”.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se: Deri më sot, ne në fakt i kemi në kurrikulat shkollore lëndë të tilla, siç është lënda e qytetarisë, por edhe lëndë të tjera, ku përfshihen njohuritë e luftës kundër korrupsionit dhe vlerave më të mira të shoqërisë, por jam e bindur që ky projekt dhe ky modul i ri do të japë një kontribut shtesë. Italia, si një partner strategjik i Shqipërisë në shumë fusha, natyrisht edhe në fushën e edukimit, na jep një mbështetje të jashtëzakonshme, por sidomos në rrugën e integrimit drejt BE. Ne duhet të fuqizojmë jo vetëm institucionet tona, por natyrisht edhe shoqëria duhet të përshtatet me vlerat më të mira demokratike dhe njerëzore.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rol delikat në marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Itali, kush është Marco Alberti, ambasadori i ri italian në vendin tonë
21 Janar, 20:33
-
Marco Alberti emërohet ambasadori i ri italian në Shqipëri! Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani
20 Janar, 17:26
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor 2024, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10