/ATSH/.- Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi të hënën dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e infrastrukturës rrugore dhe asaj portuale.
Gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin "Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate", relatorja e draftit Blerina Gjylameti tha se ky është një ndër investimet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare në rritjen e sigurisë në rrugë.
Ky projekt, tha ajo, synon të ruajë kushtet e rrjetit të rrugëve parësore(autostrada dhe korridore rrugore kryesore) dhe atyre parësore-dytësore, që lidhin qytetet kryesore me vendet turistike. Po ashtu, nënvizoi Gjylameti, projekti synon të fuqizojë praktikat e qëndrueshme dhe efikase të menaxhimit të aseteve rrugore e të sigurisë, në përfitim të përdoruesve të rrugës.
Ndërsa, pr/ligji tjetër, që parashikon ndryshimin e kontratës financiare ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit, do të ndikonte në fillimin e punimeve për rehabilitimin e kalatave 7 dhe 8 në këtë objekt.
Kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në sigurimin e efektivitetit, sigurisë operacionale dhe rritjen e pozicionit strategjik e konkurrues të këtij Porti, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj bizneseve e qytetarëve, me impakt në të gjithë ekonominë e vendit.
/Shqiptarja.com