Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon se në mbledhjen e përbashkë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, nga 16 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy shteteve që pritet të firmosen sot, 8 prej tyre i përkasin fushave ushatarake, mbrojtjes civile dhe industrisë.

Rinovimi i partneritetit ushtarak me Italinë sjell bashkëpunimin e kompanisë shtetërore KAYO me dy Kompani italiane lidhur me prodhimin e anijeve luftarake dhe jo vetëm, mbrojtjen kibernetike, teknologjinë ushtarake, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe përfshirjen e Shqipërisë në numrin evropian të emergjencave.

“Mbledhja e dy qeverinë në Romë është mbledhja e parë e këtyre përmasave në drejtimi ne dy kreyminitrave Rama dhe Meloni dhe është pasqyrimi i rritjes dhe dinamikës së marrëdhënieve 2palëshe gjatë periudhës së viteve të fundit qofte në rrafshin e investime italiane në vendin tonë dhe anë atë të bashkëpunimit ushtarak apo mbrojtjes civile. Nga16 marrëveshje që nënshkruajnë, 8 prej tyre janë të mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes civile Kemi marrëveshjen e parë prej 3 dekadash, rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë për shumë arsye, brenda NATO-s, për industrinë ushtarake që duam të kemi në fokus. Kemi dy marrëveshje gjigande që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore, KAYO dhe Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake, dhe kjo është arritje domethënëse. Një tjetër marrëveshje e KAYO-s dhe kompanisë Leonardo e specializuar në teknologjinë ushtarake, mbrojtjen kibernetike.

Vijojmë dhe me një mbështetje për mbrojtjen civile. Këtë partneritet duam ta çojmë në një nivel më të lartë për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe krijimin e detyrimit që buron nga Be për të pasur dhe ne numrin evropian 112 ku të gjithë qytetarët mund t’i referohen për emergjenca. Qoftë Italia, Shqipëria dhe vendet e NATO-s janë në një fazë ku ka një rritje të buxheteve të mbrojtjes”, tha ndër të tjera Vengu.


Lajmi kryesor:

Marrëveshjet Itali-Shqipëri/ Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojta kibernetike, e deri tek shëndetësia dhe ekonomia